Teknologji

Talenti shqiptar me aplikacion në Android e iOS

Aplikacioni i quajtur “Orbavoid” i krijuar nga Miran Behluli, me origjinë nga Lugina e Preshevës, ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirët e lojërave.

Revolucioni në fushën e teknologjisë informative i cili ka kapluar viteve të fundit mbarë rruzullin tokësor, hiç më pak nuk ka ngecur edhe në botën shqiptare, përfshirë edhe Luginën e Preshevës.


Në mesin e shumë entuziastëve në industrinë e “IT”-së është edhe Miran Behluli nga fshati Lluçan i komunës së Bujanocit.


Me të mbaruar shkollën e mesme, në Shkup të Maqedonisë, Mirani ka linçuar një aplikacion që ka të bëjë me zhvillimin e një loje atraktive e që është i disponueshëm për dy sistemet kryesove operative të telefonave të mençur, Android dhe iOS.


Aplikacioni i quajtur “Orbavoid” ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirët e lojërave.


Mirëpo, ky nuk do të jetë projekti i fundit që do të linçuar Mirani. I pasionuar për botën e kompjuterëve që nga vegjëlia, ai ka edhe shumë ambicie tjera të cilat do t’i kurorëzojë me sukses.


Talenti i tij tashmë ka bërë jehonë edhe në mjedise të mëdha siç është Shkupi. Miran Behluli veprimtarinë e tij po e zhvillon në një produksion me renome jo vetëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin.


Mosha e re le të kuptojë se nga Mirani priten edhe shumë inovacione tjera me të cilat do të jetë krenare jo vetëm Lugina, por gjithë bota shqiptare. Kreativiteti i tij padyshim se do të jetë i mirëseardhur për gjithë teknologjinë informative.


(Portali Shkollor)

1,618 Lexime
6 vjet më parë