Trajnim falas për mësuesit e diasporës: “Shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”
Durim Lika organizon një trajnim falas për mësuesit e diasporës me temë “Përgatitja e kompjuterit dhe shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”. Trajnimi zhvillohet online më 30 gusht 2025, ora 15:00-17:00. Linkun e regjistrimit e gjeni më poshtë.
Durim Lika, specialist informatike me mbi 30 vite përvojë në Parma, Itali, ka njoftuar organizimin e një trajnimi falas për mësuesit e diasporës me temë: “Përgatitja e kompjuterit dhe shkrimi i saktë i gjuhës shqipe”.
Ky trajnim vjen si frymëzim nga pjesëmarrja e tij dhe pesë mësuesve të shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” në Seminarin e XVIII të Mësuesve të Diasporës, zhvilluar në Shkodër.
Detajet e trajnimit
Data: E shtunë, 30 gusht 2025
Ora: 15:00 – 17:00
Platforma: Google Meet
Gjuha e trajnimit: shqip
Trajnuesi: Durim Lika
Çfarë do të përfshihet në trajnim?
- Lidhja e kompjuterit me video-projektorin, tabelën multimediale apo televizorin
- Vendosja e tastierës në gjuhën shqipe dhe përdorimi i shkronjave ç Ç ë Ë
- Aktivizimi i korrigjuesit drejtshkrimor në Google Chrome
- Instalimi i LibreOffice në gjuhën shqipe
- Përdorimi i Translator dhe Inteligjencës Artificiale për përkthime
- Regjistrimi i nxënësve me Google Form
- Si dhe këshilla praktike për përdorimin e pajisjeve dhe programeve në klasë
Si të regjistroheni?
Regjistrimi bëhet vetëm për persona të identifikuar dhe me kamerën e ndezur gjatë gjithë trajnimit. Vend i kufizuar.
Plotësoni formularin këtu
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Në kujtim të profesor Albert Riskës, mësuesit që la gjurmë në auditorë dhe në zemra
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
"Regjistroni fëmijët në shkolla shqipe, sepse gjuha është atdheu që mbajmë me vete"- nga Esat Braçe