Urdhër

Fillimi i vitit akademik 2018-2019 për arsimin e lartë

Viti akademik 2018 - 2019 në institucionet e arsimit të lartë, do të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe do të përfundojë në datën 30 shtator 2019.

Ne mbeshtetje te nenit 102 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe te pikes 1 te nenit 87 te ligjit nr. 80/2015 "Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne institucionet e arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise", 


URDHËROJ:


1. Viti akademik 2018 - 2019 në institucionet e arsimit të lartë, do të fillojë në datën 15 tetor 2018 dhe do të përfundojë në datën 30 shtator 2019.


2. Periudha 24 dhjetor 2018 deri në 4 janar 2019, të jetë periudhë pushimesh për studentët.


3. Institucionet publike te arsimit te larte, ne perfundim te regjistrimit te kandidateve fitues, te dergojne ne te gjitha ndermarrjet "Trajtimi i Studenteve" sh. a., listen e studenteve te regjistruar, sipas programeve te studimit dhe fakulteteve perkatese.


4. Ngarkohen per zbatimin e ketij urdhri Sekretari i Pergjithshem, Drejtoria e Pergjithshme e Politikave dhe Zhvillimit te Arsimit, Sportit dhe Rinise, Qendra e Sherbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit te larte.




(Portali Shkollor)

13,868 Lexime
1 vit më parë