NJOFTIM

Për kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profilet e mësuesisë

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se:

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se:


Provimet e shtetit në profilet e mësuesisë do të zhvillohen duke filluar nga java e tretë e muajit Tetor 2019 e në vijim në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish ATSH).


Kalendari me shpërndarjen e profileve dhe listat emërore me oraret për çdo kandidat do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al. Lutemi që kandidatët e interesuar të përfundojnë sa më parë procedurat e regjistrimit pranë ZVA ose DRAP përkatës. Përtej afatit të përcaktuar nga MASR nuk do të ketë pranime për pjesëmarrje në provimin e shtetit. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të orarit të provimit.


Ditën e provimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

3. Faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA bazuar në herën e pjesëmarrjes);

4. Kopje (jo të noterizuara) të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara;

5. Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo i ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim, si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit.


Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi ky vlerësohet si kriter përjashtimi;

2. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

3. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, profilin, si dhe orarin e provimit në faqen zyrtare të QSHA, në adresën www.qsha.gov.al, “Provimet e Shtetit”, rubrika “Njoftime”, “Lista e kandidatëve për provimin e shtetit”. Në rast pasaktësish t’i drejtohen ZVA ose DRAP përkatës. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se oraret do të jenë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA.


Suksese !


(Portali Shkollor)

5,854 Lexime
4 vjet më parë