AFORIZMA

Aforizma për mësuesit

Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën. Ngrihuni çdo ditë dhe bëni atë që bëni më mirë. Ju, mësues, do të ndikoni te dikush më shumë nga sa e imagjinoni.

Ja disa thënie frymëzuese që e ngrejnë lart figurën e mësuesit, për t’u lexuar nga prindërit dhe fëmijët, që ta vlerësojnë edhe më shumë.


1. Mësimdhënia nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e lëndës suaj …

“Ata që dinë diçka, e bëjnë. Ata që kuptojnë “japin mësim”. – Aristoteli

Kjo është gjithashtu përgjigja e përsosur kur ju bëjnë të ndiheni inferiorë.


2. Për ato ditë që ju harroni pse po e bëni këtë punë.

“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”. – Malala Yousafzai

Ju do të ndikoni gjithmonë në jetën e dikujt duke bërë atë që bëni. Dhe, kjo është ajo që e bën që t’ia vlejë gjithë puna që bëni.


3. Arsimi është një themel për një të ardhme më të mirë

“Mësoni fëmijët që të mos mësoni të rriturit” – Abraham Linkoln

Mësimdhënia e vetëdijes emocionale, menaxhimi i konfliktit dhe përgjegjësia sociale i nxit nxënësit të bëhen qenie njerëzore më të mira.


4. Të gjithë dështojnë, përgatituni për dështimin.

“Edukimi është pashaporta për të ardhmen, e tashmja u përket mësuesve që po e përgatisin sot” – Malcom X

Dhe ju jeni përgjegjës për atë përgatitje.


5. Influenca e një mësuesi

“Një mësues ndikon në çdo kohë, ai nuk mund ta thotë kur mbaron influenca e tij.” – Henry Adams

Mësimet e tua sot mund të kalohen për breza. Ju nuk jeni vetëm duke i mësuar nxënësit tuaj të tanishëm, por të gjithë njerëzit që do të mësojnë dhe ndërveprojnë me të.


6. Mësuesi Modern

"Detyra e një mësuesi modern nuk është të presë xhunglën, por të ujisë shkretëtirën" – C.S, Lewis

Mundësia që keni për të edukuar nxënësit dhe për t’u mundësuar atyre që të ndezin flakën brenda tyre për të mësuar është një aspekt thelbësor i mësimdhënies.


7. Sepse mësimdhënia nuk është vetëm një profesion…

“Kuptimi i jetës është të gjesh dhuntinë tënde, qëllimi i jetës është ta ndash atë me të tjerët”. – Pablo Picasso

Ju kërkohet që, çdo ditë, të jepni pjesë të vetes për nxënësit tuaj. Dhe kjo është një dhuratë e vërtetë në vetvete.


8. Nuk janë vetëm studentët tuaj të cilët janë atje për të mësuar

“Pasi të mësoni vetë ju do të jepni mësim, dhe pasi të jepni mësim ju do të mësoni akoma më shumë” – Phil Cholins

Në çdo mësim jepni vetes mundësinë për të mësuar nga klasa, në të njëjtën mënyrë që ata mësojnë prej jush.


9. Mos e harroni këtë herën tjetër që ndjeheni keq për nxitjen e një nxënësi për të punuar vetë

“Fëmijëve mund t’u thuash çfarë të mesojnë, por jo si të mendojnë – Margaret Mead”

Ju nuk do të jeni atje për t’i ndihmuar ata gjatë gjithë kohës; ata duhet të kuptojnë procesin e të mësuarit për veten e tyre.


10. Për shkak se ndodhin ditë të këqija

“Nëse u rrëzove dje, ngrihu sot”-  H.G Wells

Ngrihuni, hiqni pluhurin nga vetja dhe filloni përsëri nga një perspektivë e freskët.


11. Një mënyrë e re për të parë punën tuaj

“Unë nuk jam mësues, unë jam një njeri i zgjuar” – Robert Frost

Zgjoni pasionin që keni për lëndën tuaj, ose për të mësuar, te nxënësit.


12. Mendoni për këtë herën tjetër që do të inatoseni nga një pyetje

“Mos i mësoni fëmijët vetëm të lëxojnë mësimin, mësoni ata të bëjnë pyetje për atë që lexojnë. Mësoni të pyesin për çdo gjë”. – George Carlin

Pyetjet çojnë në: shpikje, zbulime, ndryshime dhe gjithçka në mes. Ndihmoni nxënësit tuaj që të mos pranojnë gjithçka që dëgjojnë ose shohin, si fakt.


13. Dhurata që vazhdon të japë

“E bukura e të mësuarit është që, asnjeri nuk mund ta marrë atë prej teje” – B.B.King

Mësimi i gjërave të reja sigurisht që është emocionuese dhe e frikshme në të njëjtën kohë, por gjithmonë duhet të inkurajohet. Sepse, nëse kjo ishte një përvojë e mirë apo e keqe, një mësim i jetës zgjat përgjithmonë.


14. Kur ndjeni se askush nuk po ju kupton 

“Ne nuk e dimë jetën e kujt do të ifluencojmë, kur dhe si” – Stephen King



Ngrihuni çdo ditë dhe bëni atë që bëni më mirë.

Ju do të ndikoni te dikush më shumë nga sa e imagjinoni.

Ju kurrë nuk mund t’i shihni ata duke e hapur dhuratën, por ata po, dhe a ka ngushëllim më të madh se ky.



(Portali Shkollor)

514 Lexime
6 ditë më parë