ZHVILLIMI PROFESIONAL

Cilat janë qëllimet që mësuesit duhet t’i vendosin vetes këtë vit?

Vendosja e qëllimeve për rritjen profesionale është pjesë e punës. Por, si t'i vendosim qëllimet kur po japim mësim gjatë një periudhe pandemie? Në vend që të vendosim qëllime ashtu si kemi pasur gjithmonë, le të provojmë një qasje tjetër.

Vendosja e qëllimeve për rritjen profesionale është pjesë e punës. Por, si t'i vendosim qëllimet kur po japim mësim gjatë një periudhe pandemie, në kohën e një mbijetese? Në vend që të vendosim qëllime ashtu si kemi pasur gjithmonë, le të provojmë një qasje tjetër. Ja se si të vendosni qëllimet kur jeni në modalitetin e mbijetesës.


“Si duhet të jemi si mësues” në vend të “Çfarë duhet të arrijmë”

Mësuesit e dijnë shumë mirë që ndjesi të shumta janë të lidhura me këtë profesion. Të jesh mësues nuk ka të bëjë thjesht me njohuritë akademike që jep. Ndaj për këtë vit, qëllimi juaj nuk duhet të jetë detyrimisht i lidhur me notat, objektivat, statistikat, numrat, por me ndjesitë që ju i përçoni fëmijëve. 


Bëjini vetes një betim

Ky betim duhet të jetë i tipit: “Pavarësisht vështirësive më të cilat ky vit do të më përballë, unë do të gjej kohë të kujdesem për veten time, në mënyrë që mos ua reflektoj nxënësve ankthin, stresin dhe tensionin”.


Hiqni dorë nga metoda “Smart” dhe praktikoni listën e zakoneve dhe praktikave

Metoda “Smart” është një ndër metodat më të mira për sa i takon vënies dhe realizimit të qëllimeve. Por, ky nuk është momenti i duhur, pavarësisht se kjo metodë është specike dhe funksionale për një periudhë të caktuar kohore, pasi vetë individi vendos limite kohore, pra sa kohë i duhet për të realizuar një objektiv. Por, këtë vit ne jemi përballur me një tjetër dimension të “kohës”. Ne nuk mund të kontrollojmë rrethanat tona, por mund të kontrollojmë mënyrën si mund t’u përgjigjemi atyre. 


Qëllimet tuaja praktike mund të jenë të tipit:

- Flini 7-8 orë në ditë gjumë

- Pini ujë gjatë ditës

- Shmangni njerëzit që ju përcjellin energji negative

- Telefono një mik 

- Kërko ndihmë tek kolegët

- Ha vakte të shëndetshme 

- Merru me një sport


Përdorni ato pak strategji që mendoni se ju ndihmojnë

Ndërsa vitet kalojnë shumëçka ndryshon, edhe në mësimdhënie. Ligje të reja, metoda të reja, nxënës e kolegë të rinj. Ndaj, në këtë situatë ajo që ju vjen në ndihmë është vetja juaj. Përshtatuni me nxënësit tuaj.


Nëse nxënësi juaj ka një aftësi X, përqëndrohuni më shumë në mangësinë Y që mund të ketë

Zakonisht msëuesit punojnë me pikën më të fortë të nxënësit. Kjo është më komode për ju, por jo për nxënësin. Ai duhet të aftësohet dhe të punojë fort në ato lëndë që nuk i ka fort përzemër. 


“Unë kam ndërtuar marrëdhënie të forta me nxënësit duke i njohur ata. Do të vazhdoj t’i mbaj këto lidhje të forta, duke u njohur me problemet e tyre dhe mënzrën si ata duan t’i zgjidhin”.

“Do të përfshij reflektimet e nxënësve përgjatë këtij viti në planin mësimor, në mënyrë që të promovoj nevojat që vetë nxënësit kanë”. 



Burimi: https://www.weareteachers.com/setting-goals-survival-mode/?fbclid=IwAR1_idQaSu919feyDwE0jHR5xqP19x0aTTo5fWteu_jFlcL3vH9CKXey3Yg

Përktheu: P.Shtini


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,450 Lexime
3 vjet më parë