Universitet dhe punësim

Degët më të mira për të studiuar në Shqipëri, që ju garantojnë punësimin

Një nga kriteret më të rëndësishme për të zgjedhur një degë studimi është fakti se sa do të jetë mundësia për t’u punësuar pas diplomimit. Në Shqipëri duket se janë tetë degë kryesore të cilat mund t’jua japin këtë mundësi, referuar tregut të punës. I riu Andrit Hyselli ka bërë një renditje të tyre.

Janë 8 degë kryesore studimi të cilat janë me të mira dhe ju sigurojnë mundësi më të madhe punësimi në Shqipëri. 


Dega e parë që qëndron ne krye të listës është mjekësia. Jetojmë në kohëra ku mjekësia është kryefjala e pothuajse të gjitha ngjarjeve dhe normalisht shëndeti është mbi të gjitha. Normalisht që, të qënurit mjek ju bën që të jeni pjesë e elitës dhe sigurisht punësimi është i garantuar.


Dega e dytë është farmacia. Në këtë periudhë pandemie bizneset që ngelën hapur ishin dyqanet ushqimore dhe farmacitë sepse një moment të caktuar të gjithë njerëzit mund të kenë nevojë për të marre një medikament.


Dega e tretë është fizioterapia. Thjesht imagjinoni faktin që shumica e njerëzve punojnë ulur. Pra njerëzit e kalojnë kohën më të madhe duke qëndruar ulur. Do vijë një moment që një pjesë e madhe do fillojnë të ketë problem me shtyllën kurrizore dhe do lindë nevoja për ndihmën e një fizioterapisti.


Dega e katërt është stomatologjia. Të gjithë kemi nevojë për stomatologun. Një plus i madh i kësaj dege është fakti që shumë emigrantë duke përfituar nga çmimet e ulëta në krahasim me jashtë vijnë në Shqipëri, duke e kthyer kështu në një turizëm dentar.


Dega e pestë dhe e gjashtë janë informatika dhe teknologjia e informacionit që praktikisht janë e ardhmja. Kush mëson sot informatikë do e ketë punësimin e sigurt! 


Dega e shtatë ka të bëjë me inxhinierinë e telekomunikacionit. Është e vërtetë që kompanitë ku mund të punosh janë të pakta, por janë kompani gjigante që kanë një shumëllojshmëri punësh. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për një të komunikuar dhe pothuajse të gjithë përdorin internetin. 


Dega e tetë është infermieria, degë e cila nuk bënë pjesë në këtë liste thjesht për faktin që të mundëson të shkosh për të punuar jashtë Shqipërisë, por edhe me faktin që është një profesion human dhe që ju mundëson një punësim të sigurt!



Përgatiti: Andrit Hyselli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

25,360 Lexime
3 vjet më parë