Masat anti grip

Disa këshilla për një vjeshtë dhe dimër pa viruse

Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim jo gjithmonë mbron dhe një gjest i vetëm nuk mjafton. Por respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga viruset sezonale.

Mesazhet e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen domosdoshmërish. 


Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.


Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton.


Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.


Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

  • Gjesti 1: Lani duart;
  • Gjesti 2: Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini;
  • Gjesti 3: Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme;
  • Gjesti 4: Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën.

Kur jemi të sëmurë:

  • Gjesti 5: Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme;
  • Gjesti 6: Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve);
  • Gjesti 7: Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar;

Këto 7 gjeste parandaluese krijojnë mburojën tonë të mbrojtjes kundër viruseve të dimrit. Duhet të respektohen disa veprime plotësuese:

  1. Ruajtja e temperaturës së brendshme të banesës në 19 ° C, veçanërisht në dhomat e gjumit;
  2. Ajrimi i banesës të paktën 10 minuta në ditë, dimër ose verë.



Marrë nga Ministria e Shëndetësisë


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,338 Lexime
3 vjet më parë