Gjithëpërfshirja

Edukoni fëmijët tuaj që të trajtojnë me dinjitet fëmijët me aftësi ndryshe

Një nga modelet më të mira që një prind mund t'i mësojë fëmijës së tij, është që ta edukojë atë në lidhje me sjelljen gjithëpërfshirëse. Në këtë mënyrë fëmija i tyre do të trajtojë me dinjitet fëmijët me aftësi ndryshe.

Ka ndodhur që ju të keni thënë ose bërë një veprim para fëmijës tuaj, duke menduar se ai nuk i ka vënë re, derisa ata kopjojnë veprimet tuaja. Fëmijët e vegjël janë aq të aftë të thithin veprimet, fjalët dhe idetë e prindërve të tyre, saqë shpesh herë në zhargonin e përditshëm themi " Janë si sfungjer".


Por, ndodh shpesh që ata të bëjnë pyetje të guximshme, të tilla si: 

" Mami! Pse ai fëmija përball është ulur në një karrige me rrota"?


Edhe pse këto pyetje krijojnë vështirësi për t'u përgjigjur për ju si prindër, e kundërta e kësaj është se ju jep mundësi të flisni me fëmijët tuaj për fëmijët ndryshe, ose me aftësi ndryshe.

Për të bërë fëmijën tuaj më gjithëpërfshirës, dhe për t'i njohur me këto aftësi, artikulli ynë ju vjen në ndihmë me disa këshilla.


Jini ju shembulli model i sjelljes

Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë gjithëpërfshirës, duhet t'i përfshini ata të ndjekin shembullin e sjelljeve tuaja. Në të kundër do të ndodhë që ai do ti pasqyrojë sjellje tuaja pozitive ndaj këtyre aftësive.

Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është gjuha që përdorni, veçanërisht kur flisni për njerëz të ndryshëm nga ju, qofshin ata njerëz në moshë të thyer, njerëz të një race tjetër, me besim ndryshe nga ju, status socio-ekonomik, apo aftësi ndryshe.


Përqafoni ngjashmëritë dhe ndryshimet

Fëmijët me aftësi ndryshe janë fëmijë si gjithë të tjerët. Si prind, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë se një shok klase, i cili duket ose flet ndryshe nga ata, ndoshta gjithashtu i pëlqen superheronjtë, biskotat dhe lojërat jashtë në natyrë. Kur përqendroheni në atë që keni të përbashkët me të tjerët, ju mund të ndërtoni lidhje kuptimplota.

Ndërsa ngjashmëritë mund t'i ndihmojnë njerëzit të ndërtojnë baza të përbashkëta për një miqësi, pra është gjithashtu e rëndësishme të doni edhe dallimet.Të gjithë njerëzit janë unikë. Të gjithë kanë diçka të veçantë, jo vetëm personat me aftësi ndryshe. Për ta ndihmuar fëmijën tuaj ta kuptojë këtë, çojeni në një kopsht dhe vëzhgoni të gjitha lulet me ngjyra të bukura. Sa ndryshe do të ishte ai kopsht nëse të gjitha lulet do të ishin njësoj?

Atëherë do të kuptojë se dhe kjo botë, nëse nuk do të kishte pjesë edhe këta fëmijë, atëherë nuk do ishte kaq e bukur sa është sot.


Zhvilloni një bisedë serioze në lidhje me ngacmimin

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë shumë më shumë gjasa të ngacmohen sesa bashkëmoshatarët e tyre. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se ngacmimi zvogëlohet me 57% kur një shok klase ose bashkëmoshatar ndërhyn. Duke edukuar fëmijën tuaj se si të përgjigjet kur vëren dikë që ngacmohet, fëmija juaj mund të ndihmojë të jetë pjesë e zgjidhjes. Më e rëndësishmja, fëmija juaj po kontribuon për ta bërë botën një vend më të sigurt, më miqësor për të gjithë.

Fëmijët shumë të vegjël mund të mos e kuptojnë që aftësia ndryshe nuk është sëmundje. Për më tepër, ata mund të mendojnë se një paaftësi është diçka që ata mund ta "kapin", ashtu si gripi. Ky tren i mendimit mund të çojë në sjellje ngacmimi, edhe nëse është po aq shmangie sociale. Nëse vini re se fëmija juaj heziton të afrohet me dikë që duket ose vepron ndryshe nga ata, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bërë një bisedë kuptimplotë.


Lehtësoni përfshirjen gjatë lojës

Loja është një pjesë integrale e të mësuarit dhe zhvillimit të fëmijës. Sidoqoftë, jo të gjitha fushat e lojërave janë krijuar për fëmijët me aftësi ndryshe. Çdo fëmijë meriton një hapësirë ku ata mund të angazhohen lirshëm në lojë.


 

Përgatiti: Marina Kërçeli

Burimi:https://unlimitedplay.org/teaching-your-child-about-disabilities/

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,058 Lexime
3 vjet më parë