Fëmija zgjohet duke qarë, ja si mund ta qetësoni
Ndodh që fëmija shikonnjë ëndërr të frikshme dhe zgjohet duke qarë. Zakonisht deri në moshën parashkollore fëmijët i konsiderojnë ëndrrat si ndodhi reale
Këto probleme me gjumin mund të shkaktohen nga sëmundje, nga lindja e një femije tjetër, filmat mbistimulues televizive etj.
Çfarë duhet të bëjmë për të qetësuar fëmijën?
Të sigurojmë fëmijën që nuk ka ndodhur asnjë gjë e keqe.
Fëmijës duhet t´i flasim pa e ngritur nga krevati. Mos i ofroni fëmijës krevatin tuaj ose ndonje lodër për ta qetësuar.
Mundohuni t´i flisni fëmijës me qetësi, jo në mënyrë të ngutur. Nëse është i vogël, fëmija mund të mbahet në duar për disa minuta dhe më pas të vendoset përsëri në shtratin e tij.
Në rastet kur fëmija është tepër i frikësuar mund të mbahet në shtratin e nënës jo për të fjetuar aty, por në gjendje të zgjuar për ta siguruar atë, për të dëgjuar muzikë së bashku ose për të lexuar diçka.
(Nga Blerina Luli, psikologe)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Menaxhimi i disiplinës në shkollë