MODEL TAKIMI

Formë e takimit virtual me prindër

Takimet me prindër janë pjesë e gjithë procesit arsimor dhe një ndër aktorët kryesorë, është vetë prindi. Ndaj, ky takim, ka në fokus mjetet që prindi zgjedh në funksion të mirëedukimit të fëmijës

Karantinimi nuk e ka penguar dot procesin e mësimdhënies, sepse arsimtarët me përgjegjshëmri të plotë po e kryejnë më së miri detyrën e tyre. Por, sot më shumë se kurrë kanë nevojë për bashkëveprimin e prindërve. Hallkat e trekëndëshit Mësues-Prind-Nxënës, duhet të jenë mjaft të forta. Fëmijët, të karantinuar, duke qenë afër prindërve fizikisht dhe afër mësuesve virtualisht, kërkojnë vëmendje nga të dyja palët. 


Ndaj, ky material, ka në fokus “mirëedukimin” e fëmijës. Ashtu si zhvillohen orët mësimore ditore, Ornela Bazelli, mësuese në shkollën “Demokracia”, Korçë, është kujdesur edhe për një takim virtual me prindër. Ky takim, megjithëse jo fort i zakonshëm, është mjaft efikas, pasi elementët e mënyrës sesi duhet të funksionojë raporti prind-fëmijë, është analizuar me kujdes dhe me detaje. 


Sot, prindërit kanë më shumë kohë dhe mundësi të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, t'i edukojnë, t’u falin dashuri, të kalojnë kohë cilësore duke zhvilluar aktivitete nga më ndryshmet, edukuese, formuese, argëtuese. Të merresh me fëmijën është forma më e mirë e prindërimit, ndaj “Falini dashuri sot, që të na falin një botë pa dhunë nesër”.  


Objektivat e këtij takimi janë: 

Në fund të takimit prindërit duhet:

•Të ndërgjegjësohen për pasojat negative që sjell dhuna në zhvillimin e fëmijëve.

•Të njihen konkretisht me pasojat negative të dhunës.

•Të njohin dhe diskutojnë forma të dhunës në familje.

•Të ndërgjegjësohen pse duhet t'i themi "JO" ndërshkimit.

•Të mësojnë forma, teknika të disiplinimit nëpërmjet sjelljes pozitive.

•Të diskutohen stilet e prindërimit që ata përshtatin me fëmijët e tyre.

•Të orientohen drejt një stili prindërimi korrekt.


Ju ftojmë të lexoni materialin e plotë, të përgatitur nga mësuesja.

© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,345 Lexime
4 vjet më parë