TË USHQYERIT SHËNDETSHËM

Hidet, fruti ideal i stinës së vjeshtës

Ky frut interesant me origjinë nga Kina e largët ka mbi 4.000 vjet që kultivohet në të gjithë botën në më shumë se 400 varietete. Ide, hide apo kimça, e rëndësishme është që po flasim për të njëjtin frut, që duhet të konsumohet si një frut i stinës.

Ky frut interesant me origjinë nga Kina e largët ka mbi 4.000 vjet që kultivohet në të gjithë botën në më shumë se 400 varietete.


Në fjalorin e gjuhës shqipe ky frut quhet hide, ndërsa në gjuhën e përditshme popullore i referohemi me ide, në jug të vendit xinxife kurse shkodranët dhe kryesisht pjesa e veriut e quan kimça. Duket se çdo qytet dhe zonë ka dashur t’i japë ngjyrat e autenticitetit këtij fruti, duke i vënë një emër unik. Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor.


Vlerat ushqyese

Shumë pak e dinë, por hidet përmbajnë magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin. Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli.


Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese. Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.


Ide, hide apo kimça, e rëndësishme është që po flasim për të njëjtin frut, që duhet të konsumohet si një frut i stinës.



Burimi: Living

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,441 Lexime
4 vjet më parë