Misri i zier ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim

Në rrugët e kryeqytetit hasim shumë zonja apo zotërinjtë, të cilët shesin misra të pjekur. Fëmijë, por edhe të rritur, i shikon teksa i konsumojnë

Por ne nuk mund të themi të njëjtën gjë për misrin e zier. Kjo na bën të mendojmë se janë të paktë ata që janë të informuar për vlerat ushqyese te misrit të zier.

Misri i zier është një ushqim i shëndetshëm. Ai është i pasur me folate, thiamin, fosfor, vitaminë C, magnez (rreth 10% të vlerës së nevojshme të përditshme), hekur, vitamina B6 dhe B9. Gjithashtu është i pasur me fibra, që do të thotë se ndihmon në tretje. Misri i zier përmban vetëm 124 kalori.

Më poshtë në po ju rendisim disa arsye pse duhet të hani misër çdo ditë:

-       Rregullon tretjen.

-       Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

-       Zvogëlon mundësinë e absorbimit të kolesterolit në trup.

-       Rregullon diabetin dhe hipertensionin.

-       Forcon kockat.

-       Ka efekte pozitive në lëkurë dhe shikim.

1,510 Lexime
4 vjet më parë