Muaj i ri

Këshilla të mençura që do të ndihmojnë të përballosh vështirësitë

Këto këshilla të drejtohen ty që sapo ke nisur muajin, teksa shumë punë të presin t’i realizosh. Kushtoji pak minuta kohë për t'i lexuar 40 fjali të mençura që vlejnë gjithsesi për gjithë jetën, për të përballuar nëpërmjet tyre vështirësitë e saj.

1) Qëndro e/i heshtur të paktën 10 minuta në ditë. Izolohu nëse është e nevojshme. 

2) Dëgjo muzikë të mirë gjithë ditën, e cila është ushqim i vërtetë për shpirtin. 

3) Sapo ngrihesh në mëngjes thuaj këtë: Sot qëllimi im është ... 

4) Të jetosh me tre fjalë: energji, entuziazëm, të kuptuarit e tjetrit. 

5) Luaj më shumë se vitin e kaluar. 

6) Lexo më shumë se vitin e kaluar. 

7) Shiko qiellin të paktën një herë në ditë. Ndërgjegjësohu për madhështinë që të rrethon. 

8) Si qenie e zgjuar, ëndërro më shumë. 

9) Ha më shumë fruta dhe perime natyrale dhe sa më pak ushqime të industrializuara ose derivatet e therjes. 

10) Ha arra, pi çaj jeshil, shumë ujë dhe një gotë verë në ditë (sigurohu të jetë e shoqëruar me diçka që të pëlqen) 

11) Bëj të qeshin tre persona në ditë. 

12) Rregullo shtëpinë, makinën dhe zyrën tënde dhe lejo që energjia e re të përmbytë jetën tënde. 

13) Mos e humb kohën tënde të çmuar me thashetheme, gjërat e djeshme, mendimet negative dhe çështjet që janë jashtë kontrollit tënd. Investo energjinë në gjërat pozitivet të sotme. 

14) Kupto se jeta është një shkollë që erdhe për të mësuar. Problemet janë mësime që shkojnë dhe vijnë, dhe ato që do mësosh prej tyre do të jenë për tërë jetën tënde. 

15) Ha mëngjes si mbret, drekë si princ, darkë si lypës. 

16) Buzëqesh dhe qesh më shumë. 

17) Mos e humb mundësinë që të përqafosh atë që vlerëson. 

18) Jeta është e shkurtër për ta harxhuar duke urryer dikë. 

19) Mos e merr veten aq seriozisht, askush tjetër nuk e bën. 

20) Nuk është e nevojshme të fitosh çdo konfrontim, pranoje mosmarrëveshjen dhe mëso nga këndvështrimi tjetër. 

21) Paqësohu me të kaluarën, që të mos shkatërron të tashmen. 

22) Mos e nda jetën me atë të të tjerëve. Nuk e di rrugën që ndoqën ata.

23) Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tënde përveç teje. 

24) Kujto se nuk ke kontroll mbi ato që të ndodhin, por me siguri për ato që bën me to. 

25) Mëso diçka të re sot. 

26) Çfarë mendojnë njerëzit për ty nuk është puna jote. 

27) Të vlerësosh trupin tënd dhe ta shijosh. 

28) Nuk ka rëndësi se sa keq a mirë shkojnë gjërat. Do të ndryshojnë. 

29) Puna jote nuk do të merret me ty kur të sëmuresh, miqtë e tu, po ashtu. 

30) Mbaro me çdo gjë që nuk është e dobishme, e bukur, dëfryese. 

31) Xhelozia është humbje kohe. Tashmë ke gjithçka që të nevojitet. 

32) Më të mirat po vijnë. 

33) Nuk ka rëndësi se je ulur. Ngrihu, vishu dhe ndihmo. 

34) Dashuro me gjithë qenien tënde. 

35) Telefonoji të tutë shpesh dhe tregohu atyre se ekziston. 

36) Çdo mbrëmje kur shtrihesh thuaj: Faleminderit ... i'a dola të ... 

37) Mos harro se je veçanërisht i/e bekuar që të jesh i/e stresuar. 

38) Shijoje udhëtimin. Ke vetëm një mundësi..

39) Dërgoja këtë mesazh dikujt që të intereson.

40) Jeta është e bukur. Shijoje tani që mundesh. 




Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,583 Lexime
3 vjet më parë