Zbulimi

Kompjuteri mund të imitojë shkrimin tuaj të dorës

Kërkuesit ndërtuan një algoritëm sipas të cilit kompjuteri mund të marrë një pjesë të vogël teksti, ekzaminon cilësitë dhe veçoritë e tij dhe më pas mund të shkruajë vetë më të njëjtin shkrim tekste të tëra.

Kërkuesit e Universitetit College të Londrës kanë mësuar një kompjuter se si të imitojnë shkrimin e dorës të çdo njeriu. Ata ndërtuan një algoritëm sipas të cilit kompjuteri mund të marrë një pjesë të vogël teksti, ekzaminon cilësitë dhe veçoritë e tij dhe më pas mund të shkruajë vetë më të njëjtin shkrim tekste të tëra.


Ka programe të posaçme sipas të cilave mund të shkruhet me shkrim dore sipas një stili standard dhe të përcaktuar, por ajo çfarë kanë bërë këta kërkues është se kompjuteri mund të imitojë dhe të shkruajë shkrimin e dorës të çdo njeriu që i kërkohet, mjafton t’i jepni më parë një shembull që ta “mësojë”.


Ky shkrim mund të përdoret kur bankat dërgojnë dokumente apo karta të reja krediti dhe duan ta “fshehin” shkrimin që të duket si shkrim dore. Mund të përdoret nga firmat shpërndarëse të cilat dërgojnë mesazhe personale së bashku me lule apo dhurata. Mund të mendoni që një mundësi tjetër është ajo e kriminelëve kur përpiqen të kopjojnë shkrimin tuaj, por kërkuesit thanë se një ekzaminim shumë i hollësishëm me mikroskop mund të dallojë nëse shkrimi është i shkruar në kompjuter apo nga dora e njeriut.



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,785 Lexime
7 vjet më parë