DEKORIMI I PJATAVE

Kompozoni pjatat e fëmijëve tuaj në këtë mënyrë

Në moshën e fëmijërisë së hershme shumë shpesh fëmijët fillojnë të bëjnë naze rreth ushqimeve. Ndaj, ju prezantojmë disa mënyra si të dekoroni pjatën e fëmijës suaj.

Në moshën e fëmijërisë së hershme shumë shpesh fëmijët fillojnë të bëjnë naze rreth ushqimeve. Produkte të reja ushqimore, por edhe produktet ushqimore të cilat i kanë ngrënë më parë, në një moment mund t’i refuzojnë. Kjo mund të ndërlidhet me dëshirën vetjake, që sa vjen e bëhet më e vështirë për prindin.

Nazet në të ngrënë që paraqesin fëmijët e moshës nën 5 vjeç, janë një shqetësim mjaft i shpeshtë për prindërit në ditët e sotme. Shkak për këto naze bëhen një sërë faktorësh, të cilët kanë të bëjnë kryesisht me stilin e ushqyerjes që ndiqet.

Fëmijët ndihen keq dhe çuditshëm nga sjelljet shqetësuese të prindërve se pse ata nuk hanë. Për fëmijët kjo është mëse normale. Në mënyrë që e gjithë kjo situatë të shmanget dhe në mënyrë që të gjithë “të jenë të lumtur”, ju prezantojmë disa mënyra si të dekoroni pjatën e fëmijës suaj. 


Në këtë mënyrë ju përdorni ushqimet e piramidës ushqimore, aq të domosdoshme për mirërritjen e fëmijës suaj. Mund ta dekoroni sipas personazheve të tij të preferuar në mënyrë që i vogli ta mbarojë pjatën me shumë dëshirë. Figurat, ngjyrat, dekorimi, mënyra e kompozimit, do të ngjallin mjaft interes tek ta dhe do jua lehtësojnë punën.

(P.Shtini; Portali Shkollor)

2,776 Lexime
5 vjet më parë