ZGJIDHJET E SITUATAVE

Kur fëmijët kanë probleme në shkollë me mësuesin e tyre

Kur fëmijët përballen me situata të pakëndshme me mësuesit në shkollë, prindërit kanë tendencën te stresohen jashtëzakonisht shumë. Ju listojmë disa këshilla sesi mund ta superojë lehtësisht këtë moment fëmija dhe prindi.

Kur fëmijët përballen me situata të pakëndshme me mësuesit në shkollë, prindërit kanë tendencën te stresohen jashtëzakonisht shumë, madje ndonjëherë mund të humbasin kontrollin. Fëmijët duke e ditur këtë, shpeshherë, nuk e ndajnë me prindërit e tyre shqetësimin, duke mos kuptuar se po i bëjnë një dëm shumë të madh vetes. Ju listojmë disa këshilla sesi mund të gjeni zgjidhni ndaj këtij problemi, si mund ta superojë lehtësisht këtë moment fëmija dhe prindi, pa mbingarkesa të kota.  


Nga kënvështrimi i nxënësit, situata mund të zgjidhet kështu:


- Nëse mësuesja juaj e ngre zërin rregullisht me ju, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me prindërit tuaj. Mund të jetë shumë e vështirë të merrni vetë situatën nën kontroll. Prindërit tuaj duan t'ju japin një ekperiencë sa më të mirë në mësimdhënie, ndaj ata do ju ndihmojnë të zgjidhni problemet në shkollë. 

- Mos prisni një kohë të gjatë për të folur me prindërit tuaj. Mos prisni javë të tëra për t'ua thënë problemin. 

- Fillimisht prindërit tuaj mund të jenë skeptikë. Përpiquni të mos e merrni këtë personale. Kjo jo se atyre nuk u intereson si ju po kaloni në shkollë, por ndodh që të ankoheni shumë shpesh tek ta për mësuesit. Flisni me prindërit rreth asaj që specifikisht ka ndodhur. Kini parasysh t'i shpjegoni edhe tonin që ka përdorur mësuesja juaj. 

- Prindërit do të duan të dinë të gjitha faktet. Me siguri ato do ju bëjnë shumë pyetje. Përpiquni të ktheni përgjigje me shumë qetësi. Prindërit do të duan të lenë një takim me mësuesin tuaj, për atë se çafrë ka ndodhur. 


Pyesni prindërit të flasin edhe me të tjerë rreth shqetësimit të tyre. Mësuesi juaj mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë, apo një problem personal që po ndikon në sjelljen e tij në klasë. Prindërit tuaj mund të flasin me prindërit e shokëve tuj, për të parë nëse edhe ata kanë të njejtin problem. Sa më shumë informacione të grumbullojë prindi, aq më i përgatitur do të jetë në takimet me mësuesin. 


Trajtojini mësuesit tuaj me respekt. Edhe pse mund të jetë e vështirë të trajtoni me respekt njerëz që nuk ju pëlqejnë, sërish do duhet t'i nënshtroheni rregullave që vendos mësuesja. Zgjidhja e problemit mund të marrë disa kohë, ndaj gjatë kësaj kohe, duhet të ndiqni rregullat e klasës. 


-Bëni detyrat në kohë, mos flisni në klasë, ndiqni instruksionet gjatë një aktiviteti të cakuar.


- Nëse po kaloni vështirësi me diçka, afrohuni tek mësuesja/mësuesi juaj, në një mënyrë që nuk do ta mërzisë atë. Përshembull, duke i thënë: Unë kam problem me zgjidhjen e një problemi matematikor. Mund të shikoni çfarë po bëj gabim? Mësuesi do ju ndihmojë me patjetër, në rast se ai e sheh që ju vërtet po përpiqni dhe nuk po e çoni dëm kohën tuaj. 


- Mbani mend, disa mësues vetëm bërtasin, pavarësisht se si po silleni. Sjellje të tilla duhet t'i raportohen drejtorit tuaj. Ndërkohë vazhdoni të silleni me respekt. 


- Fol me shokët dhe shoqet e klasës. Mbase ata po kalojnë të njejtën situatë frustruese si ju. Mbase nuk do të gjeni zgjidhje duke folur me bashkëmoshatrët, por të paktën do ju ndihmojë dhe do ndiheni më mirë. 


- Tentoni të mos e përkeqësoni situatën. Ju do të keni shumë mësues përgjatë jetës suaj. Mund të ndodhë që stili juaj i të mësuarit të mos përshtatet me stilin e mësuesit tuaj. 



Hapat që duhet të ndërmarrë prindi


- Pyeteni fëmijën tuaj për t'u sqaruar. Fëmijët shpesh bëjnë komente, të tilla si: "Mësuesi është i keq me mua!". Sidoqoftë, nëse fëmija juaj po ankohet vazhdimisht dhe duket i stresuar ose i shqetësuar në shkollë, diçka po shkon keq. Nëse fëmija juaj po ankohet për mësuesin, kërkoni më tepër detaje. Nëse fëmija juaj thotë diçka si "Mësuesi im u soll keq me mua sot", përpiquni ta pyesni atë për ta kuptuar më mirë situatën. Bëni këtë pyetje: Çfarë ju tha konkretisht mësuesi? Si u ndjeve? 


- Fëmijët e ekzagjerojnë, veçanërisht kur ndjehen të padrejtuar. Pyete fëmijën për tonin e zërit të mësuesit. Edhe nëse fëmija juaj po sillej keq, nëse mësuesi i tij ngrinte zërin dhe përdorte gjuhë përçmuese, ky është një problem. Mund të ketë raste kur fëmijët nuk binden, por kjo nuk është arsye që të ushtrohet dhunë psikologjike nda tyre. 


- Investigoni problemet. Nëse versioni i fëmijës suaj nuk po ju bind, atëherë bëni një rol investigativ. Flisni me fëmijën dhe zbuloni vetë disa fakte


- Flisni me prindërit  e tjerë. Përgjithësisht njihet reputacioni që kanë mësuesit. Mësuesit e këqinj njihen dhe nëse prindërit e tjerë kanë po të njejtin problem, do të thotë që fëmija juaj nuk po e  ekzagjëron situatën. 


- Lini një takim me mësuesen. Silluni shumë e kulturuar me të. Nuk duhet të rrëmbeheni derisa ta dëgjoni edhe versionin  e saj. 


- Ruani qetësinë.  Edhe nëse jeni i zemëruar, futuni në situatë qetësisht. Nëse hyni në mbledhje me mësuesin duke bërtitur dhe duke e fajësuar, do të përshkallëzoni më tej këtë çështje. Përdorni një gjuhë të qetë, gjithëpërfshirëse. 


- Filloni takimin duke thënë: "Fëmija im duket se ka probleme në klasën tuaj. Nuk jam e sigurtë nëse po e kuptoj plotësisht atë që po ndodh, por shpresoj se mund të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje."  Kërkoni një zgjidhje. Besoj se nuk do të doni ta transferoni fëmijën në një tjetër klasë, sepse kjo mund të jetë diçka stresuese. Mendoni bashkë me mësuesin sesi mund ta zgjidhni në mënyrë më efikase. Mund t'i thoni mësueses "Unë e di që fëmija im ka probleme me përqëndrimin, por nëse ia kërkoni butësisht të përqëndrohet, ai do të bindet". 


- Nëse i keni ndërmarrë të gjithë hapat me mësuesin e fëmijës suaj, keni diskutuar me atë dhe asgjë nuk ka ndryshuar, atëherë është koha të flisni me drejtorin e shkollës. Këtë hap do e ndërmerrni vetëm në raste të rralla, pra atëherë kur vërtet mendoni se nuk po gjeni zgjidhje. Edhe në rast se fëmija nuk e pëlqen mësuesin që ka, duhet t'i thoni se e tillë është jeta, nuk mund të na përballë gjithmonë me njerëz ndaj të cilëve kemi simpati. Mund të na qëllojë gjatë rrugëtimit të ndeshemi edhe me njerëz që nuk na pëlqejnë apo nuk i plëqejmë. 


- Ruani qetësinë gjatë diskutimit. Ju do të doni që drejtori i shkollës ta dëgjojë me kujdes problemin tuaj. Ai nuk do ta bëjë kërë gjë deri në momentin që ju nuk tregoheni të matur. Tregojini me kujdes se çfarë ju shqetëson. 



(Përgatiti Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

1,702 Lexime
1 muaj më parë