Gjumi

Kur prindërit i mbajnë fëmijët gjatë zgjuar, ata flenë më pak

"...Kur prindërit i mbajnë fëmijët më gjatë zgjuar, ata flenë më pak. Nëse doni që fëmija juaj të flejë më gjatë dhe më mirë, vëreni në gjumë më herët..."

Nëse vendosni fëmijën  vonë për të fjetur mund të sjellë probleme shëndetësore në të ardhmen. Studiuesit kanë treguar se fëmijët të cilët kanë regjim të rregullt të gjumit nuk rrezikojnë nga mbipesha pas disa vitesh.

Fëmijët që shtojnë shumë në peshë gjatë vitit të parë të jetës, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga obeziteti më vonë, duke sjellë rrezik të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe një mori sëmundjesh të tjera.

Ndërsa prindërit e rinj mund ta gjejnë të vështirë për t’u paralajmëruar për pasojat afatgjata të shëndoshjes, ata duhet të mirëpresin këshilla, për të fjetur më mirë në qetësinë e foshnjës.

Studiuesit nga “Kolegji i Mjekësisë, Penn” në SHBA, kanë studiuar më shumë se 250 nëna për herë të parë, si dhe fëmijët e tyre. Gratë kanë marrë një seri vizitash në shtëpi nga infermierët, të cilët i kanë informuar dhe këshilluar mbi gjumin, duke përfshirë oraret e duhura dhe mënyrën e ushqimit.

Studiuesja Jennifer Savage ka thënë: “Të ushqesh një fëmijë mund të jetë mënyra më e shpejtë për ta bërë atë të pushojë. Por ne nuk duam që prindërit ta përdorin këtë mënyrë nëse fëmija nuk ka uri. Të qash është gjëja e fundit që bën një fëmijë kur është i uritur”.

“Gjatë nëntë muajve, fëmijët që vendoseshin në shtrat në orën 20:00 zgjoheshin në mesnatë duke qarë dhe gjysma ishin mbipeshë”, ka raportuar “Jama Pediatrics”.

Autori i studimit, Profesor Ian Paultha: “Shumica e prindërve përpiqen të mbajnë foshnjat e tyre më gjatë, për t’i vendosur të flenë më vonë, duke menduar se ata nuk do të zgjohen natën. Ne kemi gjetur se nuk është e vërtetë. Kur prindërit i mbajnë fëmijët më gjatë zgjuar, ata flenë më pak. Nëse doni që fëmija juaj të flejë më gjatë dhe më mirë, vëreni në gjumë më herët”.

2,371 Lexime
8 vjet më parë