LIBRI DHE RËNDËSIA E TIJ

Leximi bën ndryshimin, këshilla për të lexuar më shumë dhe më mirë

Të lexuarit e librave është pasuria më e madhe që njeriu mund t’i dhurojë vetes. Më poshtë ju njohim me disa këshilla të thjeshta se si mund të lexoni më shumë dhe më mirë, varësisht llojit të librit.

1-Lexo për kënaqesi ose thënë ndryshe lexo për diçka që të interson ose që ka lidhje me profesionin tënd.

2- Gjej/kërko një vend të qetë, një vend që nuk të shpërqëndron (jo para televizorit) . Duhet të jetë një vend sa më komod.

3- Ji i vëmendshëm gjatë leximit.

4- Vendos objektiva ditore, javore ose mujore për procesin e leximit, për shembull çdo ditë mund të lexosh 10 faqe.

5- Gjithmonë mbaj një libër më vete, nuk i dihet mund të krijohen kushte për të lexuar.

6- Konsideroje librin mik. Ndoshta mikun më të mire të të gjitha kohërave, për shoqërinë dhe fjalët e të cilit ke nevojë.

7-Kur nis të lexosh një libër dhe me pas e kupton që nuk të pëlqen, mos u sforco për ta mbaruar dhe të bllokohesh me faktin që nëse nuk mbaroj këtë libër  nuk filloj tjetër. Nëse nuk të pëlqen lëre dhe nis një libër tjetër. Nuk është e thënë që meqë e ke blerë librin duhet ta lexosh me patjetër. Normalisht që mund ta lexosh më vone pra në një moment të dytë.

8- Mund të lexosh dy libra njëkohësisht që kanë lidhje me njëri-tjetrin. Librat nuk duhet lexuar thjesht për të shkuar nga faqja 1 deri në fund, por për të marrë prej tyre frymëzim dhe ide të reja.

9- Duhet të çlirohesh nga ndjesia e të mbajturit mend librat. Libri nuk duhet lexuar me idenë që në fund do e japësh provim. Duhet perceptuar si një “udhëtim” që bën me librin.

10- Duhet të analizosh dhe përcaktosh librat të cilët janë të rëndësishëm për ty.

11- Largoje celularin nga dora dhe lexo duke mbajtur shënime.  



Konkluzione: Leximi është diçka që duhet të zgjasë gjithë jetën. Ndonjëherë ke vullnet dhe ndonjëherë jo, e rëndësishme është që të jesh i vetëdijshëm për faktin se “rritesh kur lexon” dhe në këtë mënyrë di të zgjidhësh më mirë problemet e tua.


Një fjalë e urtë thotë: Një fëmijë që lexon, bëhet një i rritur që mendon! 



Andrit Hyselli, mësues

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,409 Lexime
3 vjet më parë