ZGJERIMI I FJALORIT

Mësimi i fjalëve të reja, sfidë për prindërit dhe mësuesit, argëtim për fëmijët

Mësimi i fjalëve të reja është sfidë për prindërit dhe mësuesit. Duke ua shpjeguar fëmijëve fjalën vetëm përmes fjalorit, ata do të mërziten dhe shumë shpejt do të heqin dorë. Kështuqë, përse të mos zgjidhni mundësi alternative?

Të mësuarit e fjalëve shumë shpesh zbërthehet në transkriptimin e përkufizimeve nga një fjalor. Studiuesit kanë krijuar disa mënyra për të sqaruar kuptimin e fjalëve. Inkurajoni fëmijët të përqëndrohen në shpjegimet që jep enciklopedia (të cilat shtëpia botuese Albas, i ka të shumta, për çdo grupmoshë) dhe jo në përkufizimet e fjalorit. Duke ua shpjeguar vetëm përmes fjalorit, ata do të mërziten dhe shumë shpejt do të heqin dorë. Pasurimi i fjalorit do u duket, diçka e mërzitshme, e lodhshme. Kështuqë, përse të mos zgjidhni mundësi alternative?  


Kur hasin fjalë të reja, kërkujini atyre të gjejnë përkufizime të ndryshme të së njejtës fjalë. 

Hapat që mund të ndiqni: 


- Përcaktimi në fjalor

- Sinonimet e fjalës

- Antonimet

- Krahasimi 

- Shembuj nga jeta e përditshme

- Duke ia prezantuar me figura konkrete, libra, etj. 


Në momentin që fëmijës u jepni shpjegime të ndryshme për një fjalë, ai nuk ka për ta harruar më, madje madje mund të mësojë edhe dy apo trefjalë të tjera të reja. 


Si mund të ingranohet në tekst fjala, pra çfarë nuancash merr në kontekstin e ri?

Klasifikimi i fjalës (Cilit grup semantik i përket, psh, një fëmijë, pasi e kishte dëgjuar në televizor fjalën "turkeze", pyet prindin se cili është kuptimi i këssaj fjale. Prindi i gjendur në vështirësi, gabon pjesërisht, duke i thënë se është ngjyra blu. Ndërkaq, mund ta zgjeronte akoma më tej kuptimin e kësaj fjale, e cila nuk është thjesht ngjyrë blu, por mund ta krahasonte me thellësinë e detit, me hapësirën e pamatë të qiellit, ajo vijë ndarëse që ndan detin nga qielli, etj. Dhe së fundmi, duke i thënë se kjo fjalë bën pjesë tek ngjyrat, por një lloj i veçantë i kësaj ngjyre. Duke ia shpjeguar me pasion dhe me shumë elementë të jashtëzakonshmes, fantastikes, interesantes, fëmija kuriozon akoma më tej, duke iu bërë me patjetër edhe një pyetje tjetër. Pyetje pas pyetje dhe horizonti i tij kapërcen shumë shpejt në një tjetër nivel. Akoma më mirë t'ia ilustroni këto përgjigje me figura, libra enciklopedikë për fëmijë, etj.  


Bëni lidhjen midis fjlaëve

Unë mendoj se kur mësojmë fjalë të reja, është e arsyeshme që fëmijët të mendojnë rreth koncepteve që kanë zotëruar tashmë. Të shoqërosh një fjalë me një koncept të njohur është më e thjeshtë, dhe në këtë mënyrë ai/ajo krijon një grup të tërë fjalësh. Mblidhni fjalë kohë pas kohe, dhe kërkojini fëmijëve t'i grupojnë në kategori apao grupe specifike. Një mësues, çdo javë nduhet t'i rendisë këto fjalë, duke mos i shpëtuar asnjëra. Jo të gjithë fëmijët kanë durim të lexojnë libra jashtëshkollorë, por fjalori i të gjithëve duhet me patjetër të zhvillohet. Ndaj, zgjidhni mënyra alternative! 


Përpiquni ta përdorni sa më shumë fjalën e re

Nuk është aspak e mjaftueshme dhe detyra juaj nuk është e përfunduar, për sa kohë ju thjesht ia jepni të gatshme fëmiijës kuptimin e fjalës. Edhe nëse ia shpjegoni sipas kritereve të lartpërmendura, sërish nuk ia keni dalë 100%. Duhet ta aplikoni atë në të shkruar, në bashkëbisedime, në kontekste të ndryshme, etj. Nxënësve duhet t'u jepet mundësia ta përdorin këtë fjalë në kënvështrime dhe mënyra të ndryshme. 

Shpesh ndajeni klasën në grupe dhe caktojini secilit një grup të vogël fjalësh. Kerkojini t'ua sqarojnë këtë fjalë shokeve/shoqeve të tyre. Kështu, ata kanë mundësi të flasin dhe të dëgjojnë. Dy studiues të mirënjohur Isabel Beck dhe Moddy Mckeown kanë krijuar një metodë, e quajtur "Wizards Word", e cila u jep pikë shtesë fëmijëve që janë në gjendje të dëshmojnë se ku hasën një fjalë të re të mësuar në klasë. Fëmijët janë shumë të kënaqur kur ndeshin me një fjalë të re që sapo e mësuan në shkollë në një shfaqje televizive apo edhe duke luajtur videolojëra.


Përsëritja është shumë e rëndësishme (nëna e dijes)

Është kaq e vështirë për fëmijën të adaptojë një fjalë të re, ndoshta të një niveli të lartë vështirësie, në rast se nuk e përsërit. Inkorporimi i fjalëve të reja, nga prindërit dhe mësuesit, në kuize, lojëra, biseda, do ia bëjë shumë më të thjeshtë. Madje kërkojini fëmijëve që t'i shtojnë prefikse dhe sufikse fjalëve të reja, pra parashtesa dhe prapashtesa, sepse i jepni atyre mundësinë të kiuptojnë se kjo fjalë merr kaq shumë nuanca. Gjatë kohës që lexoni një tekst, kërkojini fëmijëve/nxënësve tuaj, t'ju ndërpresin në momentin që hasin një fjalë të re.  



(Librat që do ju vijnë në ndihmë dhe do t'jua lehtësojnë këtë rrugëtim)


(Përgatiti Parajsa Shtini)

3,945 Lexime
4 vjet më parë