KËSHILLA

Për mësuesit/Si mund të organizoni punën tuaj

Duke ndjekur këto këshilla të shkurtra keni mundësitë të përmirësoheni profesionalisht si mësues, duke krijuar një ambient komod për veten dhe për nxënësit tuaj.

•Instaloni rutinën. Nxënësit punojnë më mirë, kur dinë ç’do të vijë më pas.


•Organizojini nxënësit dhe mbajini ata të organizuar.


•Pyetni nxënësit me sinqeritet se si mund të bëhet më mirë mësimi në klasë. Më pas mund të organizohet një diskutim rreth argumenteve.


•Festoni sukseset, sado të vogla të jenë.


•Të qëndruarit ulur në tavolinë jo vetëm s’të jep mundësi të bashkëveprosh, por s’është as pozicion miqësor.


•Çdo herë fillo dhe mbaro mësimin në kohë. Edhe përpikmëria është pjesë e mësimit.


•Mos jepni detyra shtëpie për t’i bërë gjatë pushimeve.


•Mos jepni detyra që s’keni ndërmend t’i kontrolloni.


•Lavdërojini nxënësit publikisht dhe kritikojini privatisht.


•Siguroni vëmendjen e të gjithëve, para se të filloni mësimin.


•Përpiquni të raciononi kohën. Kështu nxënësit do të jenë më të freskët dhe nuk do ta kenë mendjen të shikojnë orën.


•Këmbëngulni duke kërkuar rregull dhe pastërti në klasë.


•Mbani lule në klasë. Ato shtojnë bukurinë dhe e bëjnë mjedisin mësimor të duket më pak zyrtar.


•Mos u merakosni të mbroni ose të justifikoni ato që bëni. Mësimdhënia e mirë flet vet.


•Para fillimit të shkollës, dërgojini secilit nxënës të klasës një kartolinë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’i bërë ata entuziastë për vitin e ri shkollor.


•U thoni nxënësve të ulen shpejt dhe të fillojnë menjëherë punën. Kjo është mënyrë për të shtuar kohën e mësimit, pa ndryshuar kohën e fillimit dhe të mbarimit.    


•Mos besoni verbërisht në çdo gjë që ju thonë rreth nxënësve dhe kolegëve.


•Nganjëherë tregohu naiv me nxënësit. Është mirë që ata ta dinë se edhe ju jeni njeri, si gjithë të tjerët.


•Trajtojini një lloj të gjithë nxënësit. Megjithatë, favorizoni më shumë ata që kanë nevojë për përkrahje.


•Krijoni atë atmosferë, në të cilën çdo fëmijë të ndjehet i mirëpritur.


•Mos u thoni kurrë asnjë nxënësi :“Ti s’ke për të arritur kurrë të bësh diçka”. E ardhmja e njeriut nuk është diçka që parashikohet.


•Mos nënkuptoni në biseda për një nxënës se “ai ka dështuar”! Mësuesit e mirë nuk i hedhin kurrë posht nxënësit e tyre.


•Ndihmoni veçanërisht vajzat, të kuptojnë që duhet ta ngrenë identitetin e tyre jo në pamjen e jashtme dhe popullaritetin, por në cilësinë dhe vlerat njerëzore.


•Mbajeni fjalën! Nëse nxënësit s’mund t’u besojnë mësuesve të tyre, atëherë kujt mund t’ju besojnë?


•Mos u vini në siklet, ngaqë do t’ju duhet të jeni mik me çdo nxënës. Nxënësit i kanë miqtë e tyre. Ajo që kërkojnë ata është të kenë mësues.

 

•Mos i thërrisni nxënësit me nofka që nuk u pëlqejnë.  


•Parashikoni që nxënësit do të përpiqen të zbulojnë dobësitë tuaja.


•Nuk është keq të shpallni nxënësin (ose grupin e nxënësve) të javës ose të muajit. Kështu secilit nxënës mund t’i takojë të përfshihet gjatë vitit. Asnjë nuk dëmtohet kur njihet, por dëmtohet kur lihet mënjanë. 

 

•Mos premtoni atë që s’mund të bëni

 

•Mos prisni nga nxënësit t’ju respektojnë, nëse nuk i respektoni.


•Rrini sa më shumë me nxënësit jashtë mësimit. Do të befasoheni, kur të mësoni gjëra që, ndryshe, s’do t’i kishit ditur kurrë.


•Pranoni çdo dhuratë që ju japin nxënësit, sado e lirë të jetë ajo. 


•Pyetni shpesh nxënësit për opinionet e tyre. Shpesh ata janë më të informuar se ju dhe ndjehen mirë kur ju u merrni mendimin.


•Nuk ju duhet të doni çdo nxënës, por ata nuk duhet ta dinë këtë; le të mbetet ky një sekret juaji.


•Mos shpenzoni shumë kohë për gjetjen e fajit. Kërkoni zgjidhjet dhe ecni përpara.


•Mos prisni përsosmëri nga nxënësit. Kështu ata s’do t’ju zhgënjejnë kurrë.


•Vini re nxënësin që s’është në humor, ju mund t’ia ndryshoni gjendjen. Buzëqeshni, thoni ose bëni diçka të këndshme.



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

6,270 Lexime
4 vjet më parë