KËSHILLA

Për të pasur prezantime të suksesshme

Lista e mëposhtme përmban disa këshilla dhe strategji për mënyrën si mund të bëni një prezantim. Duke patur parasysh secilën prej tyre, me siguri do jeni të suksesshëm.

1. Thuaji dëgjuesit tuaj shumë qartë: "Po, ky mesazh është për ju!" Herë pas here, theksoni se si përmbajtja që paraqisni është e rëndësishme për dëgjuesin tuaj. Lidhja e përmbajtjes me dëgjuesin duhet të theksohet fuqimisht në fillim të klasës kur paraqisni pikat më të rëndësishme ose kur e shikoni që interesi po humbet.


2. Para se të përpiqeni të keni ndikim në audiencën tuaj, fitoni besimin e tyre. 


3. Mos krijoni barriera duke përdorur fjalë të sofistikuara dhe logjikë komplekse. 


4. Krijoni kontakt të fortë me sy që në fillim. Duhet të jeni specifikues.


5. Përdorni projektorin. Sa më shumë figura dhe sa më pak tekst.


6. Mos lexoni nga ekrani. Publiku juaj ka sy dhe mund të lexojë. 


7. Kur përdorni ndonjë program prezantimi, keni kujdes për mënyrën si e përdorni shkrimin, madhësinë e shkrimit, mos e teproni me italikët dhe fjalët e theksuara. Kontrasti dhe distanca duhet të jenë të mirëmenduara.


8. Pasi të keni dërguar mesazhin tuaj kryesor me disa fjalë të zgjedhura me kujdes, pastroni podiumin për disa minuta. Fikni projektorin dhe pastroni tabelën e bardhë. Bëni që njerëzit të përqendrohen te ju personalisht.


9. Rrëfeni tregime të këndëshme dhe që do shkaktojë humor te dëgjuesit.


10. Mos i jepni idetë tuaja të gatshme. Mos i servirni në atë mënyrë. Kërkoni prej audiencës një mendim, një enigmë, bëni që ata të punojnë, bëni që ata të kenë një përgjigje, inkurajoni që ta kërkojnë atë. Shndërroni pikat kryesore në pyetje retorike.


11. Vendosni një strukturë për argumentet tuaja: problemi, mundësitë, propozime për zgjidhje.


12. Ndryshoni qëndrimin tuaj, nga qëndrimi zyrtar në atë të relaksuar, nga statik në demonstrues, nga akademik në shoqëror.


Mbani në mend - kur bëhet fjalë për prezantimin, asgjë nuk shkon ashtu siç është planifikuar, prandaj përgatituni të improvizoni!



(P. Shtini; Portali Shkollor)

2,040 Lexime
4 vjet më parë