PËRSHKRIMI I VLRËSIMIT

Përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore

Model përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjuhës shqipe-arsimi i mesëm i ulët, nga mësuesja specialiste Jorida Meta, e shkollës “Adem Haxhija”, Postribë.

Përshkrimi i vlerësimit të notës vjetore në lëndën e gjuhës shqipe-arsimi i mesëm i ulët.



NOTAPËRSHKRIMI I VLERËSIMIT TË NOTËS VJETORE
4Demostron pamjaftueshmëri njohurish, aftësish dhe shkathtësish të kompetencave të lëndës.
5Dallon tekste të ndryshme letrare dhe jep interpretime të thjeshta. Klasifikon vetëm detajet kryesore. Rendit informacionin. Përdor pjesërisht sistemin gjuhësor dhe rregullat kryesore.
6Tregon shkurtimisht tekstet që dëgjon. Krahason informacione të ndryshme. Shkruan qartë dhe respekton në përgjithësi strukturën e punës me shkrim.
7Interpreton tekste letrare dhe joletrare, shfaq këndvështrimin e tij në lidhje me to. Shkruan saktë lloje të ndryshme punësh me shkrim.Përdor mirë sistemin gjuhësor dhe rregullat drejtshkrimore.
8Shpjegon tekste të ndryshme. Analizon gjuhën dhe stilin e tekstit. Paraqet me shkrim dhe me gojë duke përdorur shpesh fjalor të përshtatshëm letrar. Përdor mirë gjuhën shqipe standarde.
9Krijon dhe argumenton tekste të ndryshme dhe interpreton përmes arsyetimit me qartësi logjike dhe strukturore. Zbaton njohuritë gramatikore dhe drejtshkrimore dhe përdor shumë mirë gjuhën
standarde.
10Vlerëson dhe interpreton tekste të ndryshme, me një shprehësi dhe një fjalor të pasur. Respekton rregullat drejtshkrimore dhe përdor shumë mirë gjuhën standarde. Prezanton punë me shkrim duke përdorur TIK-un.


(Mësuese Jorida Meti; Portali Shkollor)

17,276 Lexime
4 vjet më parë