
Rëndësia e vlerave ushqimore, këto janë ushqimet që duhet t'i konsumoni gjithmonë bashkë
Ashtu sikurse disa bimë rriten më mirë pranë njëra-tjetrës, edhe disa ushqime të caktuara duhen konsumuar së bashku dhe jo vetëm sepse shkojnë si shije, por sepse në këtë mënyrë mund të përthithni më mirë vlerat e tyre ushqyese. Ja dyshet e fuqishme që duhen konsumuar gjithnjë së bashku.
Këto janë kombinimet e disa ushqimeve të cilat duhet konsumuar gjithnjë bashkë në mënyrë që trupi ynë të përthithë sa më mirë vlerat e tyre ushqyese.
Spinaq dhe limon
Hekuri i gjendur te spinaqi mund te përthithet më mirë në trup nëse shoqërohet me vitaminë C, që gjendet te limoni.

Domate dhe vaj ulliri
Antioksiduesit e gjendur tek domatet dhe yndyrat e shëndetshme tek vaji i ullirit krijojnë një kombinim perfekt për uljen e tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit dhe luftimin e kancerit.

Kos dhe banane
Kombinimi i kaliumit që gjendet tek bananet me ushqimet e pasura me proteina, si kosi, ndihmon në forcimin e muskujve.

Vezë dhe djathë
Trupi ka nevojë për më shumë vitaminë D për të absorbuar kalciumin që forcon kockat, por kjo lëndë ushqyese gjendet në shumë pak ushqime. Vezët janë një ndër ushqimet më të pasura me vitaminë D.

Frutat e pyllit
Konsumimi së bashku i boronicave, manaferrave dhe luleshtrydheve do t’ju ndihmojë të merrni sa më shumë lëndë ushqyese.

Çokollata e zezë me mollë
Antioksidantët që gjenden tek mollët dhe ata që gjenden tek çokollata e zezë, të kombinuara bashkë, mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Burimi: womenshealthmag.com
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Si të fuqizoni trurin dhe nxitni kujtesën
Vaji i karkalecit të kuq dhe vetitë e tij ushqyese