FILLIMI I SHKOLLËS

Shkolla po fillon, çfarë duhet t’i thoni fëmijës në ditën e parë

Prindër flisni me fëmijët tuaj, tregojini se çfarë keni përjetuar kur ishit edhe ju në këtë fazë të jetës. Tregojini për frikrat, mërzitë dhe përtesat që provonit. Flitini për sforcon që ju është dashur të bënit mirë detyrat.

Prindër flisni me fëmijët tuaj, tregojini se çfarë keni përjetuar kur ishit edhe ju në këtë fazë të jetës. Tregojini për frikrat, mërzitë dhe përtesat që provonit. Flitini për sforcon që ju është dashur të bënit që t'ja dilnit të mësonit dhe t’i bënit mirë detyrat. 


Por edhe pyetini se çfar ata ndjejnë, a provojnë edhe ata të tilla ndjesi apo e kanë më të lehtë? Prindërit e fëmijëve që shkojnë për herë të parë në shkollë, të jenë akoma më të vëmendëshëm. Fëmijët e tyre përjetojnë nga mbajtja e frymës, deri te nervozizmi i pakontrolluar e gati pa shkak, por edhe kënaqësi që më së fundi erdhi dita të jenë edhe ata në shkollë si gjithë të rriturit. 


Shpjegojani që është normale që të provojnë ndjesi të tilla, përndryshe si do ja dalin ta realizojnë mirë këtë detyrë të rëndësishme ndaj vetes: të bëhen të shkolluar e të zot, që të zbulojnë botën, ta mirëmbajnë atë, madje edhe më mirë se prindërit e tyre. Flisni prindër këto ditë me fëmijët, mos i lini vetëm me ankthin e madh të shkollës. 



(Lira Gjika; Portali Shkollor)

 

2,819 Lexime
4 vjet më parë