
Si mund të tërhiqni vëmendjen e nxënësve tuaj?
Shprehja "Dita e mirë duket që në mëngjes", duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë.
Të filloni mësimin pa vëmendjen e nxënësve tuaj është një gabim pedagogjik.
Shprehja "Dita e mirë duket që në mëngjes", duket se është e vërtetë kur vjen puna tek të punuarit në klasë. Nëse ka një faktor që ndikon në mbarëvajtjen e gjithë orës mësimore, atëherë ai është mënyra apo teknika sesi e nis një orë të tillë.
A janë nxënësit të përqëndruar dhe të fokusuar për t'ju ndjekur me sy dhe për t'ju dëgjuar? Si mund ta tërhiqni plotësisht vëmendjen e nxënësit që në fillim të orës mësimore?
Si çdo gjë në jetë, edhe kjo është një aftësi e lindur dhe secili mësues ka atë mënyrën individuale sesi t'ia arrijë qëllimit. Por, metoda që përdoret varet edhe nga mosha e nxënësit. Ndryshon metoda që ndjek një mësues i fillores nga metoda që ndjek një mësues i nëntë vjeçares apo gjimnazit. Nëse jeni mësues i ri, me patjetër duhet të flisni me një mësues më të vjetër në eksperiencë.
Lapsat në bankë - kjo është një metodë e shpejtë, vizuale dhe efektive. Kur u kërkohet diçka e tillë, absolutisht të gjithë nxënësit do të jenë duke ju parë në sy.
Nëse jeni duke më dëgjuar, vendosni duart në kokë, nëse nuk më dëgjoni dot, vendosni dorën tek veshi - Kjo metodë është për më të vegjëlit, sepse ata mund ta kenë më të vështirë për t'u shprehur në momentin që janë në bangën e fundit dhe nuk ju dëgjojnë dot.
Shikomëni, dëgjomëni! - frazat në formë thirrjeje janë shumë të përshtatshme, sepse ju arrini t'i tërhiqni vëmendjen. Me tonalitetin e zërit nuk mund të jeni linear, por duhet ta ulni apo ta shpeshtoni frekuencën apo lartësinë e zërit. Lineariteti është shumë monoton dhe i mërzitshëm.
Gati për mësim! - Një shprehje e shkurtër e thjeshtë, e lehtë për t'u bërë pjesë e rutinës tuaj. Nxënësit në nisje të një orë të re mësimore janë mjaft të shpërqëndruar, sepse është e kuptueshme. Sapo kanë mbaruar orën e matematikës dhe do nisin orën e letërsisë. Kapërcimi është shpërqëndrues. Ndaj, përfitoni nga kjo frazë.
Mësuesi duhet të ndjekë një metodë që i përshtatet stilit të tij. Kjo është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, mos harroni të motivoni nxënësit tuaj me shprehje të natyrës: "Bravo"; "Keni bërë një punë shumë të mirë", "Jam krenar për ju", "Jeni nxënës shembullorë", etj.
(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urime të veçanta për ditëlindje - Mesazhe të ngrohta për mësuesit, nxënësit dhe miqtë e dijes!