Lumturohuni

Si ta nisni ditën e hënë pa stres, për një javë të shkëlqyer

Nëse dëshironi që java juaj të jetë e shkëlqyer dhe aktive, artikulli ynë ju vjen në ndihmë me disa këshilla. Ja se si mund të arrini lumturinë gjatë ditëve të javës.

Si çdo javë tjetër, e hëna mbërriti sërish. Kjo tregon natyrisht që fundjava ka përfunduar, dhe para ju pret një javë e re me potencial të pakufizuar. Ja se çfarë mund të bëni për të pasur një javë të lumtur, produktive dhe kuptimplotë.


Vendosni qëllimet për javën

Ideale do të ishte dita e diel, por edhe e hëna është në rregull për të planifikuar se çfarë do të bëni në javën në vazhdim. Së pari:


Identifikoni rolin tuaj: identifikoni rolin kryesor në jetën tuaj. Nëse nuk e keni menduar më herët, thjesht shkruani atë që menjëherë ju vjen në mendje. Disa nga rolet tuaja në shoqëri mund të jenë : babai, burri, punonjësi ,xhaxhai etj.

Përzgjidhni qëllimet: mendoni për dy ose tre gjëra të rëndësishme që dëshironi të përmbushni në secilën prej këtyre roleve në javën e ardhshme. Për shembull, si xhaxha mund t'u blesh dhe ti dërgosh dhurata mbesave dhe nipërve tuaj.

Planifikoni: kjo në thelb përfshin marrjen e qëllimeve të mësipërme dhe caktimin e kohës për t'i bërë ato. Jini fleksibël edhe pse në shumicën e rasteve nevojitet edhe një përshtatje e përditshme.


Merrni maksimumin nga çdo ditë

Kjo mund të tingëllojë si klishe, por çdo ditë e juaja është një dhuratë. Mos e vononi në mënyrë të pacaktuar lumturinë në jetën tuaj. Frymëzohu. Jetoni me gjallëri. Shijoni jetën çdo ditë.


 Bëni atë gjë që i rezistoni

Pothuajse të gjithë kanë të paktën diçka të cilës i rezistojnë. Bëjeni atë gjë dhe ndjeni sigurti, sepse do të ndiheni që arritur diçka këtë javë.


Ushqeni marrëdhëniet tuaja

Duhet të besoni se lumturia varet shumë nga cilësia e marrëdhënieve tuaja me njerëzit e tjerë. Prandaj jini të përkushtuar për të ushqyer këto marrëdhënie.

  Ja se si mund t'ia arrini qëllimit:


Telefononi miqtë tuaj: Merrni kohë nga dita juaj për të miqtë dhe familjarët tuaj.


Ftoni miqtë për drekë: Nëse keni kohë pa u argëtuar me miqtë tuaj, atëherë kjo është koha e duhur. Ftojini ata për drekë dhe përpiquni të rikuperoni kohën që keni humbur.


Dërgojini një mesazh personave të zemrës: edhe nëse jeni jashtëzakonisht i zënë gjatë javës, gjeni kohën për t'i dërguar shokëve ose anëtarëve të familjes një mesazh të shpejtë me tekst. Kjo do t'i bëjë ata të kuptojnë se ju jeni duke menduar për ta. 


Mos harroni ditëlindjet: mbani një bllok të vogël shënimesh për të kujtuar ditëlindjet e njerëzve të tu të dashur, por edhe miqve tuaj.


 Luftoni me vetë-disiplinën

Fillimi i javës duke vendosur qëllime është pak a shumë si marrja e zgjidhjeve të pragut të viteve të reja: ato janë të lehta për tu bërë, por me kalimin e kohës mund të jetë e vështirë të kapësh të njëjtin motivim që ishte i pranishëm kur i bëre për herë të parë. Nëse luftoni me vetë-disiplinën, ju sugjerojmë të mbani mend citimin e mëposhtëm:


"Kur freskia e mëngjesit është zëvendësuar nga lodhja e mesditës, kur muskujt e këmbëve dridhen nën sforcim, ngjitja duket e pafund dhe, papritmas, asgjë nuk do të shkojë ashtu si dëshironi, atëherë nuk duhet të hezitoni." - Dag Hammarskjold


Bëni një ndryshim

Çdo javë angazhohuni të bëni një ndryshim pozitiv në komunitetin ku jetoni. Edhe veprimet e vogla të listuara më poshtë mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e një personi tjetër:

  • Blini ushqim për një të uritur
  • Dhuroni
  • Ricikloni
  • Mbillni një pemë
  • Shfrytëzojeni vullnetarisht kohën tuaj për një qëllim të mirë
  • Vendosni një buzëqeshje në fytyrën e një fëmije


Atëherë çfarë po prisni për ta bërë këtë javë të mrekullueshme?


Përgatiti: Marina Kërçeli

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 


1,292 Lexime
3 vjet më parë