Si të gatuani Burito, një ushqim i shpejt dhe i shijshëm

Shtatori është koha kur shumë prej nesh i rikthehen shkollës.

Kjo periudhë nënkupton ndryshimin e garderobës ku do të shtojmë disa triko, furnizimi me mjetet shkollore. Ne tani e kemi lënë pas verën dhe kjo do të thotë që kemi shumë pak kohë të lirë. Kur kthehemi nga shkolla duam diçka të shijshme për të ngrën, por edhe për të marrë më vete për ditën e nesërme në shkollë. Për të mos ngrënë një ushqim të shpejtë, të blerë lirë diku në një qoshe të rrugës duhet një zgjidhje e përshtatshme. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar dhe për t’iu dhënë sygjerimt tona. Propozimi ynë është një gatim i thjeshtë, i shpejtë, pak i kushtueshëm dhe mbi të gjitha i shijshëm.

Gatuani Burito

Në një enë hedh së bashku patate të prera në formë kubike, një majë luge kripë dhe 2 lugë vaj ulliri. Enën e vendos në mikrovalë për 4 minuta. Në një tigan shtoni vaj dhe lëreni të ngrohet, më pas hidhini patatet për 5 minuta, gjatë kësaj kohe trazojini

Më pas hiqini patatet nga tigani, vendosini në një enë dhe vërini në një anë, ndërsa në tigan shtoni mishin e grirë dhe me anë të lugës trazojeni. Mishin lëreni në tigan për rreth 5 minuta. Më pas hiqeni mishin nga tigani dhe vendoseni në një enë ashtu si patatet. Të dyja enëve vendosuni një kapak në mënyrë që masa e përgatitur të mos ftohet.

Ndërsa vendosni pitet në furrë, ju përgatisni vezët. Hidhni vezët në një tas dhe trazojini, shtojini kripë dhe piper sipas dëshirës. Në një enë hidh vaj ulliri, pasi të ngrohet vaji shtoni vezët dhe lëreni në temperaturë të ulët 1-2 minuta. Duke përdorur një lugë druri, shtyje vezën nga skajet në qendër. Trazojini çdo 30 sekonda derisa ato të  fërgohen në temperaturë të ulët

Vendoseni vezën në mes të pites së ngrohtë, më pas shtoni patatet, mishin, djathin kaçkavall të grirë, majdanoz dhe në fund salcën. Pastaj mbështilleni petën. Burri është gati për t’u shërbyer.  

2,352 Lexime
8 vjet më parë