Vetëndihmë

Si të zhvillojmë aftësitë e të shkruarit tek fëmijët e moshës shkollore? 10 aktivitete për t’u praktikuar

Në vijim gjeni disa ide, shumë praktike, ndihmuese dhe njëkohësisht argëtuese për fëmijët, sesi mund të zhvillohet komunikimi i shkruar dhe strukturimi i mendimeve nëpërmjet të shprehurit original. Nga Lorela Garuli.

Të shkruarit është veprimtaria me anë të së cilës materializohet dhe merr formë mendimi. 


Shkrimi është një formë komunikimi dhe si i tillë dallon në individë të ndryshëm, ku bashkë me gjuhën e folur përbëjnë mënyrat kryesore të komunikimit joverbal.


Megjithatë, të shkruarit dallon cilësisht nga gjuha e folur; si për nga forma e të shprehurit ashtu dhe për nga përmbajtja. Duke qenë se është një veprim që kryhet në mënyrë më individuale, ajo që shprehet nëpërmjet shkrimit, priret të jetë më refleksive dhe e mirëmenduar. Si i tillë, shkrimi kërkon bashkërendimin e një sërë aftësish, që prej zotërimit të një baze të konsiderueshme fjalësh, njohjes së gjuhës, përvetësimit të rregullave sintaksore e morfologjike, e deri tek aplikimi i shkathtësive grafike dhe lëvizjeve motore.


Të shkruarit është një proces i mësuar, i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm, i cili i drejtohet të tjerëve për t’i komunikuar dicka. Duke qenë se në shumicën e rasteve të shkruarit nuk i drejtohet vetes, do të thotë që detyrimisht ai ka karakter përzgjedhës, ku duhet të kontrollohen idetë e mendimet.


Për këtë arsye, shumë fëmijë kanë nevojë për ndihmë apo për të ushtruar më shumë shprehitë e të shkruarit. Në vijim gjeni disa ide, shumë praktike, ndihmuese dhe njëkohësisht argëtuese për ta, sesi mund të zhvillohet komunikimi i shkruar dhe strukturimi i mendimeve nëpërmjet të shprehurit original:

  1. Shkruaj një vjershë që di.
  2. Shkruaj një përrallë.
  3. Shkruaj tekstin e një këngë.
  4. Përshkruaj një peisazh.
  5. “Intervisto” personazhin tënd të parapëlqyer.
  6. Krijo një reklamë për një produkt të caktuar.
  7. Shkruaj rregullat e një lojë.
  8. Shkruaj një recetë.
  9. Gjej fjalë që rimojnë me njëra-tjetrën.
  10. Krijo një menu restoranti.

 

Nga Lorela Garuli, psikologe


Përgatiti për publikim N.Allkja.Biçaku 

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,985 Lexime
3 vjet më parë