Testet model për MSH 2026, ndihmë konkrete për përgatitjen e maturantëve
Janë publikuar testet model orientuese për Maturën Shtetërore 2026, të cilat u vihen në dispozicion maturantëve dhe mësuesve për përgatitje më të strukturuar. Testet shërbejnë si udhërrëfyes për strukturën, kërkesat dhe vlerësimin e provimeve.
Krahas rregullores dhe kalendarit zyrtar të Maturës Shtetërore 2026, janë publikuar edhe testet model orientuese për lëndët përkatëse, të cilat u vihen në dispozicion maturantëve për t’i mbështetur në procesin e përgatitjes për provimet e qershorit.
Testet shërbejnë si një udhërrëfyes praktik mbi strukturën e provimeve, nivelin e kërkesave dhe mënyrën e vlerësimit, duke i ndihmuar nxënësit të familjarizohen me formatin e testeve dhe të organizojnë më mirë studimin.
Materialet janë të vlefshme edhe për mësuesit, të cilët mund t’i përdorin si referencë në përgatitjen e nxënësve.
Testet model janë publikuar për këto lëndë: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë Angleze, Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge, Gjuhë Gjermane, Kimi, Biologji, Fizikë, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji, Ekonomi.
Duke klikuar më poshtë mbi secilën lëndë do të njiheni me testet.
Modele Testesh, MSH 2026
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, model testi
Qytetari dhe Psikologji, model testi
Filozofi dhe Sociologji, model testi
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Letërsi XII, analizë e veprës "Pallati i ëndrrave"
“Bukuria” e Naim Frashërit, analizë, koment dhe test
Çelësi i fondit të pyetjeve të Biologjisë për provimin e Informatizuar të Mjekësisë 2024-2025