Projekt

“Unë dhe e ardhmja ime”

Gjatë proçesit të zgjedhjes për karrierën e së ardhmes ekzistojnë disa persona të rëndësishëm të cilët ndikojnë në vendimet e marra nga nxënesi, si: prindërit, mësuesit dhe këshilluesit e karrierës

Klasa XII

Lënda: Matematikë 

Tema : Projekt “Unë dhe  e ardhmja ime”

Mesuese: Erviola Konomi

Shkolla: “Zhani CIko” Fier


Linku: YouTube

1. https://youtu.be/7yIkRy6ygp4

2. https://youtu.be/60OEV4volxM

3. https://youtu.be/Z-l9DGaDmtI

4. https://youtu.be/sek02NSU7UU


PowerPoint

1. https://1drv.ms/p/s!ApVZHsX6tyRZhD2rdxnaATjZsAao

2. https://1drv.ms/p/s!ApVZHsX6tyRZhDsHND0Avs-dN18t

3. https://1drv.ms/p/s!ApVZHsX6tyRZhD-_H12ulmqpYsls


''Tranzicioni nga shkolla në punë ofron njohuri për të ndihmuar në zhvillimin e politikave më të mira sociale dhe punësimit. 

 Gjatë proçesit të zgjedhjes për karrierën e së ardhmes ekzistojnë disa persona të rëndësishëm të cilët ndikojnë në vendimet e marra nga nxënesi, si: prindërit, mësuesit dhe këshilluesit e karrierës. Megjithëse këta mund të ndryshojnë nga individi në indidivid në bazë të qëllimeve. Gjithashtu rëndësi kanë modelet që ndjekim me të cilët nxënësit identifikojnë veten e tyre në të ardhmen dhe prej të cilëve frymëzohen.''


⦁ Ideja e projektit:

Nxënësit citojnë: “Unë - Kur isha fëmijë kisha shumë ëndërra në sirtar dhe doja t'i realizoja, si fëmijë ëndërroja të rritesha shpejt dhe të bëhesha doktor, mjek, mësues dhe shpesh herë i imitoja këto role në shtëpi duke veshur rrobat e prindërve, për t'u dukur më i rritur”.

Ne- Kushdo kërkon dhe pretendon që fëmija i tij të marrë një profesion të mirë pasi ka përfunduar arsimimin e duhur, por vitet ikin shpejtë, ti dhe unë shkojmë drejt sirtarit të ëndrrave dhe tentojmë t’i hapim ato, jo të gjitha kemi mundësi t’i realizojmë.


⦁ Nxënësit citojnë : “Unë” tashmë duhet të vendos për të ardhmen time. Cilët janë aftësitë e mia për t’u përballur me vet jetën, aftësitë për t'u bërë ai që unë doja të bëhesha në ëndrrat e mia?”


Ne- Si shoqëri të orientojmë drejt disa mundësive dhe kjo fal teknologjisë, mjeteve informuese për çdo profesion. Ne si shoqëri të orientojmë drejtë normave dhe rregullave që t’i duhet të zbatosh si pjesë komunitetit tonë.


⦁ Nxënësit shkollohen dhe prindërit duan profesionin më të mirë për fëmijët e tyre. Është momenti që fëmijët duhet të zgjedhin cilën prej ëndrrave të tyre duhet të nisin të realizojnë.

⦁ Cila prej këtyre ëndrrave është e realizueshme?

⦁ Sa të aftë janë për t’i arritur ato?

⦁ Cilin universitet do zgjedhin dhe pse?

⦁ Informimi online (e-learning) mbi mundësitë që të ofrojnë universitetet, cilët janë profesionet më të kërkuara dhe më të suksesshëm.

⦁ Zyra e punës online të informon mbi mundësitë për punësim në fushën e tyre.


Synimi

a) Informuesi i karrierës: Në këtë rol mësuesit i sigurojnë nxënësit një model karriere dhe i ndihmojnë nxënësit të krijojnë rrugën e tyre duke përdorur eksperiencën personale që ata zgjedhin vet jo duke i ofruar një mundësi të vetme. Disa detyra që mësuesi në këtë rol mund të vërë në zbatim janë psh: të folurit për vendimet e tyre dhe si ata i marrin ato, të folurit për ndërtimin e karrierës se tyre etj.. 


b) Mbështetja e veçantë. Kjo i referohet rasteve kur mësuesi është pika e parë e kontaktit kur nxënësi ka nevojë për një bisedë me një të rritur të besueshëm. Kjo mund të lidhet me zgjedhjet për karrierën dhe ndonjëherë ato mund të duken se kanë lidhje me karrierën, por në të vërtetë problemi që nxënësi mund të ketë ndoshta ka lidhje me shëndetin. Në këtë rol mësuesi ndihmon nxënësin në bazë të aftësive të tij, dhe gjithashtu e drejton nxënësin te profesionistë të tjerë që mund ta ndihmojnë.


Si mundësohet kjo?

Rolet në mësimdhënie : a) Mësuesi ka 2 mënyra: brenda ose përkrah kurrikulës.

Në disa lëndë është më e thjeshtë të flasësh për këshillimin e karrierës dhe në rast 

se informacioni për karrierën duhet të sigurohet përkrah kurrikulës studimi sugjeron përfshirjen e punëdhënësve dhe aktivitete të tjera me qëllim zgjerimin e informacioneve në lidhje me karrierën. 


Në rast se informacioni për karrierën duhet të sigurohet përkrah kurrikulës atëherë duhet përfshirja e punëdhënësve dhe aktivitete të tjera me qëllim zgjerimin e informacioneve në lidhje me karrierën. 


3. Përfitimet e veprimtarive jashtëshkollore në tregun e punës.

Të lidhesh me komunitetin. 

Ndonjëherë, veprimet janë shumë të limituara, veçanërisht kur shtrirja e kurrikulës shkollore nuk lë mjaftueshëm vend për kreativitetin apo implementimin e aktiviteteve inovative te nxënësit e tanë.


Fatmirësisht, ekzistojnë gjithmonë veprime të thjeshta të cilat mund të ndërmerren në mënyrë që të sigurojnë gatishmërinë e nevojshme për karrierën e çdo nxënësi. 

Cilat janë organizatat apo njerëzit të cilët mund të pasurojnë njohuritë mbi të mësuarin apo të lidhin nxënësit me mundësi reale pune? 


Partnerët e komunitetit: Të bëjmë procesin e mësimnxënies sa më konstruktiv, ku mësuesit bashkëpunojnë me partnerët në komunitet për të pasuruar mënyrën e të mësuarit te nxënësit dhe për të fituar aftësi reale. Partnerët e komunitetit shihen si “ekspertë” në komunitet ose dikush që mund të na ndihmojë të vëmë në zbatim atë që kemi mësuar në shkollë. Këta partnerë të të mësuarit kanë funksion që të pasurojnë mësimet por edhe që mësuesit të mësojnë nga ata, si ekspertë në fushën e tyre, përmes detyrave përkatëse, përpara se të shpjegojmë një mësim të caktuar. 


Pra, si mund t’i gjejmë partnerët e të mësuarit?

Pjesë e planit mësimor janë edhe projektet komunitare.

Këto projekte fal platformës eTwinning kanë tashmë një shtrirje të gjerë bashkëpunimi, jo vetëm me mësuesit kombëtarë por edhe mësues europiane, bashkëpunimin me prindërit apo lidhjen me mësues nga shkolla të tjera. 


Të gjitha çfarë përmendem më sipër ne i aplikuam në projektin tonë në lëndën e matematikës “UNË DHE E ARDHMJA IME” me nëntema: 


1. Ëndrrat e mia të fëmijërisë

2. Cilën prej këtyre ëndrrave jam në gjendje të realizoj?

3. A jam i sigurt për të ardhmen time?

4. Ëndrra bëhet realitet


Krijuam një projekt ndërkombëtar me mësues dhe nxënës të shteteve të ndryshme europiane që koordinuan punën sipas fazave të projektit në mënyre perfekte .

Qëllimi ishte të ngrinim grupe sipas profesioneve të preferuara të nxënësve, mësues, mjek, biznesmen, aktor, inxhinier etj.


Nxënësit shprehën dëshirat e tyre të hershme te fëmijërisë dhe më pas i lidhën me aftësitë e tyre të momentit për t’i realizuar apo jo ato, tani që ata janë maturantë dhe duhet të përzgjedhin fakultetin që do vazhdojnë.


Nxënësit të bëjnë lidhjen e lëndës me botën në të cilin nxënësit jetojnë duke evidentuar që lënda është e zhvilluar nga nevojat e botës reale dhe ajo lëndë që ata mësojnë ka zbatime të dobishme në një gamë të gjerë kontaktesh dhe për një kohë të gjatë do të mbajë parasysh interesat e tashme dhe të ardhshme të nxënësve. Nxënësit të fitojnë aftësi, qëndrime, vlera për zgjidhjen e problemeve të botës reale duke zbatuar njohuritë e marra në shkollë.


Një nga synimet kryesore është stërvitja e nxënësve për kërkimin e informacioneve nga burime të tjera sa më të larmishme (internet, kabinet i TIK, bibliotekë shkolle, qyteti, familjare, media e shkruar a vizive).


Objektiva:

⦁ Nxënësit mbledhin dhe analizojnë të dhëna mbi tregun e punës.

⦁ Të jetë i njohur / informohet mbi profesionet e të ardhmes me të preferuar nga specialistët në fushën ose për të ndjekur nga afër zbatimin në sektorë të ndryshëm.

⦁ Ndërgjegjësimi kulturor dhe shprehja (çdo nxënës paraqet kulturën e tyre dhe të shkëmbejnë atë me partnerë të tjerë).

⦁ Të identifikohen kompetencat matematikore dhe sipërmarrjes ne iniciativat e tyre personale.

⦁ Të analizojnë në bazë të statistikave preferencat e nxënësve të klasës dhe të shkollës për degët e tyre të preferuara .Sondazh online ose në terren.

⦁ Përmbledhje statistikore në tabelë dhe diagrame të teë dhënave.

⦁ Në bazë të hulumtimit gjetja e probabilitetit për arritjen e një dege në bazë të të dhënave dhe pikëve të ofruara nga universitetet e përzgjedhura.

⦁ Të rrisin kompetencat në gjuhën amtare dhe angleze gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve me bashkëmoshatarët e tyre në platformën etëinning, neë realizimin e ëndrrave dhe dëshirave për të ardhmen e tyre.

⦁ Bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet që lindin në çdo kohë të punuar në grupe.

⦁ Komunikimi ndërmjet njëri-tjetrin në gjuhën e tyre amtare dhe me partnerët, në gjuhën angleze.

⦁ Ekspozimim dhe identifikimi i talenteve në improvizim / krijimtarinë (ku minifilm bëjë një shfaqje në rolin e specialistit në fushën e dëshiruar: matematicien, inxhinier, ekonomit, mjek etj)

⦁ Veprimtarit sipas orës mësimore të projektit:


Ora e 1-rë

- Lehtësim i nxënësit në përzgjedhjen e temës (temave);

- Gjenerimi i një koleksioni të pasur të ideve alternative.

- Zgjedhja e temës nga vet nxënësit.

- Ndarja e  nxënësve në grupe dhe caktimi i nëntemave për secilin grup. Hartimi i një liste paraprake njohurish teorike.


Ora e 2-të

- Takime të grupeve në bazë të dëshirave/preferencës për profesionin dhe të karrierën në të ardhmen. Informacione internet (e-learning) mundësi për të siguruar universitete, www.arsimi.gov.al, të cilët janë të nevojshme për një të ardhme të suksesshme.

Zyrat e punës në internet të japin informacion në lidhje me mundësitë e punësimit në zonë ose më gjerë. Si mësues është detyra jonë t’i drejtojmë nxënësit tek burime të shumta informacioni si i literaturës mësimore të rekomanduar, burimet elektronike të informacionit dhe mjete të shumta të teknologjisë (p.sh., digjital, kamera, grafikët, calculators, hetimet, mjete të kronologjive të tjera në zhvillim, simulimet, modele, shfletues, ëord processing,  bazat e të dhënave, platforma etwining). Nxënësit mund të njiheni me idenë e një grupi nxënësish, të partnerëve europianë përmes video-konferencës online.


• Mbledhin informacion në lidhje me profesionet e të ardhmes duke përdorur: internetin, zyrën e punës, faqen e ministrisë për rezultatet e maturantëve në përzgjedhjen e  universiteteve. Statistikat dhe analizat e bëra.

• Çdo grup bën një përmbledhje (e-book në internet) pse anëtaret zgjodhën këtë profesion (Përfitimet dhe disavantazhet e këtij profesioni)

• Takim me prindër të profesioneve të ndryshëm si partnerë të komunitetit për të shpërndarë eksperiencën e tyre me nxënësit.

• Takim me specialistë të fushave të ndryshme si: mjek, avokat, inxhinier, aktor, psikologe etj. për t’i orientuar nxënësit rreth disavantazheve/avantazheve të secilit profesion.

• Një sondazh online.

• Bëjnë një libër / ditar virtual ''Dreams /dëshirën time për të ardhmen''.

• Një video ku çdo maturantë imagjinon veten në profesionin e tij, në të ardhmen. 

Takime për hapje horizonti me mësuesit e lëndëve tekniko-shkencore ose prindër të fushave të ndryshme të suksesshëm në karrierën e tyre. Nxënësit orientohen të mbledhin të dhëna duke përdorur eksperimente, sondazhe ,vëzhgime ose teknikat e hulumtimit, dhe më pas t’i analizojnë ato.


Ora e 3-të

1. Diskutimi me nxënësit rreth informacioneve të mbledhura sipas nëntemave të projektit.   

2. Diskutim në klasë i gjetjeve kryesore, në evidentimin e mangësive dhe të rrugëve për plotësim.

3. Një përmbledhje statistikore online, prezantim me diagrame.

4. Fillim i plotësimit të portofolit me gjetjet kryesore. Nxënësit angazhohet në një proces të menduarit kritik i cili mbështetet në sintezën dhe vlerësimin e përdorur në kompleks.


 Ora e 4-të

⦁ Dorëzimi i portofolit personal të secilit nxënës.

Prezantim nga nxënësit e punës me projekt përpara një audiencë me e gjerë në mënyrë të qartë e të kuptueshme.             

⦁ Numri i nxënësve të përfshirë në projekt: Të gjithë nxënësit e klasës.

⦁ Partnerë në projekt: Prindërit e nxënësve të shkollës me profesione të tilla si: ekonomist, punonjës të bankës, biznesmen të ndryshëm, zyrtar apo organizata të ndryshme për dhënien e informacioneve mbi biznesin, etj.


Produkti i pritshëm i projektit

Studim i dukurive të hasura në përditshmërinë të cilat nxënësi i shpjegon me anë të një arsyetimit matematikor. 

- Nxënësit kanë fituar njohuri me shumëllojshmëri të gjerë të mundësive për të përzgjedhur karrierën në mënyrë të suksesshme.

- Nxënësit angazhohet në zgjidhjen e problemeve duke formuluar pyetje dhe aplikojnë strategjitë komplekse në mënyrë të pavarur, për të zgjidhur problemet.

- Nxënësit tregojnë sjellje etike dhe punojnë me përgjegjësi dhe në bashkëpunim me të tjerët në kontekstin e shkollës si komunitet më i madh dhe ai / ajo demonstron qytetari, përgjegjësi përmes angazhimit në publik diskursi dhe pjesëmarrja në të mësuar dhe hulumtuar.


 Rezultatet e pritura mbi projektin.

Planifikimi i karrierës është i rëndësishëm sepse përmes këtij procesi nxënësit e njeh veten më të mirë, aftësitë, interesat, cilësitë e tyre dhe botën e punës. Bazuar në këto njohuri nxënësi merr vendim për të ardhmen, universitetin dhe të përgatisë vetveten që të jenë në gjendje për zgjedhjen e degës universitare të cilët duan, të kenë një punë që duan në të ardhmen dhe e bëjnë atë me kënaqësi, pse jo dhe një karrierë të suksesshme, pra dy përfitime të vlefshme për më vonë:

  • suksesi i tyre në punë 

  • kënaqësia në punë


Njohuritë kryesore lëndore që do të përdoren:

- Llogaritja e vlerave të pritura të variablave të rastit në raste të thjeshta.

- Përdorim i koncepteve të hapësirës provë dhe probabilitetit të shpërndarjes.

- Njohurit mbi shpërndarjen statistikore.

- Njohuri të programimit linear.


Burimet kryesore të informacionit: 

⦁ Tekstet mësimore të lëndëve tekniko-shkencore ;

⦁ Biseda me specialistë të profileve të ndryshme tekniko-shkencore dhe të ekonomistë, biznesmenë, mjekë etj…

⦁ Vëzhgime dhe studimet në terren, mbi preferencat e maturantëve.

⦁ Krijimi i një sondazhi online.

⦁ Ndjekje emisionesh televizive adekuate .

⦁ Nxënësi përdor burime të shumta elektronike të informacionit dhe mjete të shumta të teknologjisë dhe mjete burimore (p.sh., digjital, kamera, grafikët, calculators, hetimet, teknologji të tjera në zhvillimet, simulimet, modelet, shfletues, bazat e të dhënave, në platformën etwinning) për të bashkëpunuar me të tjerët, për të formuluar një hipotezë, për zgjidhjen e problemeve, të bëjnë të ditur vendimet, të justifikojnë zgjidhjet.


Prezantimi i punës me projekte: Në fund nxënësit do përfshijnë një prezantim të punës nëpërmjet programeve Microsoft Excel ,PowerPoint ,Movemaker Web.2.0 tools etj., përpara një audience të gjerë me nxënës, mësues të shkollës, prindër të tyre dhe të ftuar.


Mënyra e vlerësimit të nxënësve

Vlerësimi bëhet në bazë të:

⦁ Planit të projektit

⦁ Zbatimit të planit

⦁ Menaxhimit të informacionit

⦁ Etika e punës në grupe

⦁ Raporti përfundimtar

⦁ Prezantimi


(Erviola Konomi, Portali Shkollor)

38,853 Lexime
7 vjet më parë