Gripi, si të mbrojmë fëmijët

Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga virozat e stinës

Një fëmijë ka imunitet më delikat sesa një i rritur dhe sasia e ushqimit që merr është relativisht e vogël, është e nevojshme që ushqimi ditor të organizohet mirë në mënyrë që të marrë të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme.

Ushqimi i përditshëm, regjimi i shëndetshëm i gjumit dhe higjiena, janë disa nga faktorët kryesor në funksionin e mbarë të sistemit tonë imunitar. Duke qenë se një fëmijë ka imunitet më delikat sesa një i rritur dhe sasia e ushqimit që merr është relativisht e vogël, është e nevojshme që ushqimi ditor të organizohet mirë në mënyrë që të marrë të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme. Ky do të ishte një program ushqimor për të vegjlit që t’i shpëtojnë gripit.

Mëngjes

·        1 lugë të vogël vaj peshku (i mëlçisë së merlucit).

·        1 kupë trahana të thartë me pak bukë thekre, vaj ulliri, djathë dhie dhe domate e tharë; ose 1 fetë bukë thekre me salcë avokado dhe pak hudhër; ose 1 fetë bukë thekre me salcë kosi të përgatitur vetë.

·        1 lëng molle me rozmarinë

·        5 pika propolis

Paradite

·        1 arrë Brazili, 2 mandarina ose 1 kivi

·        1 çaj me: rigon, timo (trumzë), sherebelë, çaj mali, xhinxher dhe kanellë si dhe 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni

Drekë

·        Supë pule me pak patate të ëmbël, karota, thjerrëza dhe oriz integral

·        1 kupë të vogël sallatë me lakër të bardhë, të kuqe, karote dhe qepë të njomë të marinuar me vaj ulliri, lëng limoni, majdanoz, pak hudhër të shtypur të grirë, pak salcë soje (kjo e fundit jo e domosdoshme).

Pasdite

·        120 ml lëng shege

·        15gr fara kungulli ose 5 bajame

·        1 çaj me: rigon të thatë, timo (trumzë), sherbelë, çaj mali, xhinxher dhe kanellë si dhe 1 lugë mjaltë dhe pak lëng limoni

Darkë

·        1 supë me qepë, hudhra, brokoli ose spinaq ose kërpudha, pak mish të kuq dhe lëng kockash

·        1 fetë bukë thekre

·        1 tarator me kos shtëpie, pak hudhër, pak vaj ulliri, pak lëng limoni dhe kopër

·        5 pika propolis

Është e rëndësishme që gjatë gjithë ditës të merret të paktën 1 thelb hudhër. Kjo është edhe arsyeje e vendosjes së salcës së kosit dhe taratorit.

(Blerina Bombaj)

1,834 Lexime
7 vjet më parë