PËR MËSUESIT

Zakone të përditshmërisë, të cilat ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur me profesionin dhe nxënësit tuaj

Zakone pozitive të përditshmërisë ju ndihmojnë të jeni të lumtur. Zakonet nuk kanë të bëjnë vetëm me veprime, por edhe me mënyrën e të menduarit. Më poshtë, ju sjellim disa këshilla.

Sakrifikimi i kohës së lirë

Një ditë e ngarkuar dhe e ngjeshur të detyron gjithnjë të sakrifikosh ca nga koha e lirë. Shumë mësues e gjejnë veten të përkushtuar në punën që bëjnë, duke dhuruar ca nga koha e tyre. 


Vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni mirë

Mendoni se kjo nuk ka rëndësi? Një mësues tha: Më pëlqejnë shumë pantallonat e kuqe me pika blu, të kombinuara me bluzën gri me vija të bardha. Sepse fëmijët e mi i dashurojnë ngjyrat e çelëta. Ata nuk duan të më shohin me ngjyra të errëta.  


Vlerësoni veten tuaj

Mësuesit e lumtur e dinë që janë edukatorë shumë të mirë, pasi ata e dinë shumë mirë që profesioni i tyre ka të bëjë me ndikimin, përmirësimin e individit, edukimin, pushtetin e dijes. Nëse akoma keni vend për përmirësim, përqëndrohuni në arritjen e suksesit. Provoni gjëra të reja, por gjithnjë duke u treguar vetëvetja. Versioni më i mirë i vetes suaj, mund t’ju shpjerë drejt përsosmërisë. 


Jini njerëz aktivë publikisht

Mësues, zëri juaj ka impakt në publik. Shfrytëzojeni atë për një të mirë të përbashkët. Që nga kushtet e shkollës e deri të paga juaj. Kërkojeni të drejtën tuaj duke mos patur frikë. 


Aspironi gjithnjë për një klasë mikpritëse dhe të ngrohtë

Mësuesit që janë veteranë të lumtur pohojnë se çelësi i suksesit janë raportet shoqërore. Bashkëveprimet mes nxënësve, moto e përbashkët e klasës, punët në grup afirmojnë pozitivetin e një klase. Nëse dëshironi të ndryshoni kulturën e një klase, së pari ju sugjerojmë të ndryshoni mënyrën si i drejtoheni nxënësve tuaj. 


Bëni eskursione

Nuk e keni idenë sa i lumturoni nxënësit kur ndërmerrni eskursione. Punoni fort, por mos harroni të argëtoheni. Nëse shikoni që jo të gjitha familjet mund të përballojnë një udhëtim të largët të fëmijës së tyre, zgjidhni një vend të afërt.  Por, mos ua privoni këtë kënaqësi. 


Ji një koleg i mirë, gjithmonë i gjindshëm 

Nëse një mësues tjetër të kërkon ndihmë, mos ngurro t’ia japësh, pasi një momënt tjetër do të kërkosh ti ndihmë nga ai. 


Merrni diçka nga shtëpia që ju lumturon

Mund të jetë një ushqim i preferuar, një frut, apo një gatim special. Por, mund të jetë edhe një libër që jeni duke e lexuar dhe në këtë mënyrë shfrytëzoni minutat e pushimit apo orët boshe. Pra, diçka që ju motivon.



Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/happy-teachers/ 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,450 Lexime
3 vjet më parë