Rritja profesionale e mësuesve

8 gjëra që çdo mësues ka nevojë t’i përmirësojë

Është një parim që ka vlerë në çdo profesion, sigurisht edhe në profesionin e mësuesit prandaj: Nëse doni të shkoni shpejt, ecni vetëm; nëse doni të shkoni larg, ecni së bashku.

1. Unë di gjithçka 

Ju mund të jeni shumë i mirë në atë që bëni, ose në një pjesë të asaj që bëni. Mund të jeni i zgjuar, i vëmendshëm, sfidues... në të kundërt ju nuk do të arrinit këtu ku jeni ju sot.


Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm që gjithmonë keni nevojë për ndryshime. Aftësia për të parë veten dhe nevoja për ndryshim-brenda ose rreth jush-është hapi më kritik në çdo proces të rritjes dhe ndryshimit.


2. Bilanci

Sa më shpesh që të jetë e mundur, përpiquni të balanconi mendimet, mjetet, strategjitë dhe burime të ngjashme. Përmbajtja më e popullarizuar, e klikuar, e ndarë dhe e kuruar në internet është ndoshta lista. Top 10 Strategjitë Për _____, 25 Aplikacione _____, 8 Këshilla Për _____, etj. Kjo është ndoshta për shkak se kështu është më e lehtë për t’i kuptuar, memorizuar dhe praktikuar në jetën e përditshme. 


Në mësimdhënien tuaj duhet të ketë ndryshime. Përpiquni që të ketë një ekuilibër të përmbajtjes-të udhëheqjes së mendimit, mjeteve, strategjive, kornizat, dhe burime të tjera që, në fragmente, kombinohen për të bërë një të plotë, tablo më të qartë të kompleksitetit të mësimdhënies dhe të nxënit. Në varësi të ekspertizës, përvojës dhe nivelit, mund të keni nevojë më shumë për një zonë dhe më pak për një tjetër, por rezistojini tundimit për të kaluar më shumë se disa paragrafë.


Koha juaj është e vlefshme, një arsye më shumë për të kërkuar strategjinë dhe modelin e të mësuarit që pasoi deri në të menduarit në pjesën frymëzuese që u lexua javën e kaluar.

Ka një kimi në klasën tuaj dhe një kimi e ngjashme ka kuptim në atë që lexoni.


3. Bashkëpunimi

Është mirë që keni gjetur një strategji efikase të shkrim-leximit, mjet ose kornizë për bashkëpunim, por ju jeni vetëm një person. Ndani njohuritë me një audiencë të ndryshme nga ajo ku do të lexoni pjesën, vlerësoni dhe shpërndani idetë. 


Ndani atë në mënyra të ndryshme. Shtypni një kopje dhe lini atë në karrigen e një kolegu. Dërgoje përmes postës elektronike. Ndaje atë në blogun tënd. Përdorni Pinterest ose ndonjë metodë tjetër të shoqërimit të të menduarit.


Dhe ndani atë në kategori të ndryshme të njerëzve me pozicione pune nga më të larta deri, dhe "më poshtë". Ka më pak hierarki në arsim, por kjo nuk do të thotë që materialin ta ndani vetëm me kolegen dhe miqtë, por më gjerë: drejtuesit e shkollës, drejtues lokalë, prindërit, rrjetet sociale etj.


4. Lidhja mes rrjetit

Vazhdoni të integroni përmbajtjen që lexoni me komitetet, planet, komunitetet profesionale të të mësuarit, prindërit, kurrikula, puna studentore etj. Mos u përpiquni thjesht t'i përdorni gjërat, por t'i bashkoni ato me pjesë të tjera të rëndësishme të procesit të mësimdhënies dhe mësimit.


Nëse doni të shkoni shpejt, ecni vetëm; nëse doni të shkoni larg, ecni së bashku.


5. Selektiviteti

Jini selektiv në atë që lexoni. Shumë tituj tregojnë se janë të rëndësishëm, por më pas rezulton që thjesht nuk shpërndahen në përmbajtjen e vetë, qofsht një libër, postim blogu, video ose media të tjera. Dhe disa prej tyre mund të jenë nga burime me reputacion.

Jini selektiv. Ka kaq shumë informata që mund të përdorni vazhdimisht. Ndaloni burimet - kudo që nga 5 deri në 10 blogje ose kanalet sociale duhet të jenë më se të mjaftueshme për të mbështetur rritjen tuaj si mësues dhe të lejoni ndryshime.


6. Diversiteti

Ju mund të prireni drejt përmbajtjes që justifikon paragjykimin tuaj të konfirmimit të opinionit. Dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Pjesa më e madhe e përmbajtjes suaj duhet të pasqyrojë tonin dhe filozofinë e botëkuptimeve tuaja të mësimdhënies dhe mësimit.


Por mos kini frikë të sfidoni veten duke u përballur me mundësi të reja me një sy kritik dhe një mendje të hapur.


Dhe siç përmendet më lart diversifikoni edhe në aspektin e llojeve të përmbajtjes. Kurrikula, korniza, përmbajtja, dialogu dhe bisedat, e kështu me radhë.


7. Ndershmëria

Jini të ndershëm me veten, pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Nevojat tuaja kundrejt nevojave të studentëve. Përmbajtja që është kënaqësi ndaj përmbajtjes që ka një shans të ketë një ndikim të qëndrueshëm në mënyrën se si udhëhiqni të mësuarit. Ndershmëria, së bashku me përulësinë, çon në rritjen.


8. Reflektimi

Merrni një moment dhe shikoni nxënësit që kanë përfunduar punën dhe strategjitë që përdorni për t'i sjellë dhe për t'i përgatitur ata për këtë punë. Hidhni një vështrim të afërt se si ndër veprojnë me nxënës, kolegë dhe prindër.


Shqyrtoni planprogramin tuaj, vlerësimet dhe rezultatet e vlerësimit; angazhimin e nxënësve, dhe tonin e bisedave që ata kanë. Shikoni me kujdes, mendoni me kujdes, dhe gjurmoni diçka, nga një perspektivë makro, në një strategji shumë të vogël, në diçka që lexoni, shikoni ose vëzhgoni. Shumica dërrmuese e juaj mund të mos jenë të suksesshme këtu, por përpiquni.


(Portali Shkollor)

4,975 Lexime
6 vjet më parë