![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-0-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Aktiviteti “Shfaqja e Bardhë” iu dedikua fëmijëve jetimë
Me iniciativën dhe idenë e nxënëses së shkollës “Mahir Domi” Alesia Çiftja u organizua aktiviteti i titulluar “Shfaqja e Bardhë”, i cili iu dedikohej fëmijëve jetimë
Me iniciativën dhe idenë e nxënëses së shkollës “Mahir Domi” Alesia Çiftja u organizua aktiviteti i titulluar “Shfaqja e Bardhë”, i cili iu dedikohej fëmijëve jetimë.
Aktiviteti për fëmijët jetimë, i organizuar në qendrën rinore RIEMAR, i titulluar “Shfaqja e Bardhë” u vu në zbatim me mbështetjen e Drejtorisë së gjimnazit “Mahir Domi” dhe me përkrahjen e shkollave “Dhaskal Todri”, “Luigj Gurakuqi”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Sulë Harri”.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-2-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Pjesë e aktiviteti ishte edhe shfaqja artistike me këngë, valle e poezi, e organizuar nga nxënësit e shkollës “Mahir Domi” nën drejtimin e mësueses Klotilda Lamçja, pati jehonë midis fëmijëve, duke mbushur me gëzim sytë e tyre.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-4-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Surpriza e aktivitetit ishte edhe pjesëmarrja përshëndetëse e grupit të njohur muzikor të qytetit “Alar Band”. Të ardhurat që u dhuruan nga nxënësit e gjimnazeve në fjalë shkuan për fëmijët jetimë të shkollave të qytetit të Elbasanit. Fëmijëve iu shpërndanë edhe dhurata të siguruara me të ardhurat e shkollës “Mahir Domi”.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-6-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Shkolla “Mahir Domi” fiton çmimin për “videon më të mirë”
Më herët, Forumi i Gruas me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore, Elbasan organizuan një konkurs ne fokus të së cilit ishte lufta kundër dhunës ndaj gruas. Në konkurs morën pjesë 12 shkolla të mesme të Elbasanit.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-8-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Shkolla “Mahir Domi” rrëmbeu çmimin e parë për videon më të mirë, çmimin inkurajues i cili u dha nga Radio 7 me qendër në Tiranë dhe nxënëses Elgita Ndreka iu dha çmimi “Aktorj amë e mirë” e aktivitetit.
![](http://www.portalishkollor.al/upload/media/entries/2016-02/19/239-10-f17f4badf9758fe88418ba04288e18be.jpg)
Portali Shkollor i uron suksese shkollës “Mahir Domi” në Elbasan.
Letër falenderuese mësuesit
“Dhe Medea zgjodhi…”
“Arritja e suksesit nuk ka sekrete, mjafton të punosh fort”