URIMI

“Albas-Group” ju uron gëzuar Vitin e Ri 2020!

Familja e madhe “Albas” uron të gjithë lexuesit dhe bashkëpunëtorët, mësuesit, nxënësit dhe prindërit, gëzuar Vitin e Ri 2020! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura!

Urimeve për festat e fundvitit u bashkohet edhe familja e madhe “Albas-Group”. 


"Të gjithë lexuesve dhe bashkëpunëtorëve, mësuesve, nxënësve dhe prindërve, i urojmë gëzuar Vitin e Ri 2020! Ky vit ju sjelltë gjithçka dëshironi, luteni dhe punoni! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura! 


Vit pas viti “Albas”-i ka treguar se është partneri juaj më besnik në rrugën e dijes. Është  treguar i gatshëm për të sjellë te ju të gjitha risitë e kohës. Falë vizionit të drejtuesve të saj,  familja e madhe “Albas” po rritet e zgjerohet përditë, duke sjellë te ju gjithçka që koha e bën të domosdoshme. 


“Albasi” bëri të mundur, që të gjitha botimet e shtëpisë sonë botuese  të mund t’i blini online. Klikoni në “librarialbas.al”, për të parë të gjitha tekstet që ofrojmë ne. Rubrikat ju informojnë për grupmoshat dhe kategoritë e të gjitha botimeve “Albas”. Duke lundruar nga faqja në faqe, nga rubrika në rubrikë, ju do të njiheni me tekstet dhe mund të zgjidhni librat që dëshironi dhe në variantin që ju përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë. “Librarialbas.al” është libraria juaj virtuale, brenda së cilës ju do të gjeni një gamë të gjerë botimesh: libra për fëmijë, libra për parashkollorin, tekste shkollore, libra akademikë, psikologjikë, artistikë, vëllime me poezi etj. Ne bashkojmë autorin me lexuesit, ju mbajmë të informuar për librat e rinj dhe ju sugjerojmë tekstet e duhura për ju.


Për redaksinë “Albas”, viti që lamë pas ishte një vit i suksesshëm. Redaktoret dhe dizajnuesit qëndisën çdo germë në librat shkollorë dhe artistikë. Përkushtimi në punë ishte kryefjala e këtij viti. Kishte ditë që, nga fluksi i punës, dritat në zyrat tona nuk u shuan për asnjë çast. Të gatshëm për të arritur gjithçka dhe në luftë me kohën, redaksia “Albas” gjatë këtij viti triumfoi dhe ia doli të arrijë të gjithë objektivat e përcaktuar bashkërisht.


Në krah të “Albasit” është gjithmonë “Deaprinti”, që bën të mundur që librat të vijnë në dorën tuaj me cilësi dhe shpejtësi. Falë pasionit, përkushtimit dhe dëshirës, që nga viti në vit të sjellim më shumë produktivitet, “Deaprint” është sot një nga shtypshkronjat më të suksesshme në vend. Duke dashur që të gjithë nxënësit e shkollës ta duan dhe trajtojnë me kujdes librin, “Deaprint” hapi dyert për nxënësit , të cilët panë me kureshtje procesin e shtypjes së një libri. 


Portali Shkollor bëri të mundur që platforma digjitale e teksteve shkollore “Albas” të jetë praktike, e përditësuar me të gjitha kërkesat dhe sugjerimet e përdoruesve dhe e pasur me informacione nga bota shkollore. Ne ia dolëm të fitonim besimin tuaj dhe sot u përgjigjemi online, në kohë reale, të gjitha pyetjeve të mësuesve dhe i ndihmojmë me të gjitha materialet që ata kanë nevojë.


Sektori i shitjes dhe i shpërndarjes në “Albas” u kujdes që të gjitha tekstet shkollore të jenë në kohë në duart e nxënësve të të gjitha shkollave në vend. Pavarësisht fluksit, tekstet shkollore shkuan në kohë në të gjitha pikat e shpërndarjes. Librat artistikë, botimet për fëmijë dhe gjithçka tjetër që mban logon e “Albasit” dhe jo vetëm e gjeni në librarinë tonë “Albas”, që ndodhet pranë “Ushtarit të Panjohur”. Librat tanë i gjeni në qendër, në shtëpizën “Albas”, si dhe në qendrat tregtare.


Shtëpia botuese “Albas” gjendet edhe në Kosovë. Qendra e saj kryesore është në Prishtinë dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet arsimore, mësuesit, nxënësit e libraritë e Kosovës. Falë sugjerimeve që kemi pasur nga JU, bashkëpunimi ynë thellohet e po pasurohet me gjëra cilësore. Prandaj, një urim të veçantë kemi për të gjithë bashkëpunëtorët e secilit qytet në Kosovë.


“Albasi” është edhe në Tetovë. Ne i falënderojmë të gjithë lexuesit tanë dhe ju premtojmë se do të jemi gjithmonë pranë tyre, duke u ofruar botime cilësore për çdo grupmoshë. Gjithashtu, falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë dhe i ftojmë të vijojmë bashkëpunimin edhe gjatë 2020-ës. 


Të gjitha degët tona i gjeni në rrjetin social “Facebook”. Ne ju përgjigjemi në çdo kohë për të gjitha pyetjet që keni. Ju mund të na shkruani në: info@albas.al ; info@librarialbas.al ; info@portalishkollor.al ; info@deaprint.al ; albas_pr@yahoo.com .


“Albas” ju uron edhe një herë gëzuar festat!  


                            “ALBAS”, ME NE MË PRANË DIJES!

666 Lexime
6 muaj më parë