QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

Albas zhvilloi trajnim në qytetin e Lezhës

Mësuesit e qytetit të Lezhës ndoqën trajnimin mbi modulin "Mësimdhënia në kurrikulat e reja". Trajnuesja Natasha Poroçani trajtoi çështje praktike, të cilat i ndihmojnë mësuesit në punën e tyre të përditshme.

Trajnimi i radhës u zhvillua në Lezhë, më datë 26 dhe 27 tetor. Mësuesit e Lezhës ndoqën modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Trajnimi u zhvillua në hapësirat komode të shkollës jopublike “Rogacionistët”. 

Gjatë trajnimit, trajnuesja Natasha Poroçani referoi mbi këtë modul, si dhe iu përgjigj kërkesave të mësuesve, të cilët ishin shumë të gatshëm për të diskutuar problematikat që hasin në profesionin e tyre.

Numri i mësuesve pjesmarrës ishte shume i lartë, si dhe materialet janë të bollshme për t'u ardhur në ndihmë punës së përditshme.

Ndër të tjera, gjatë trajnimit u diskutua për këto çështje: 

Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca;

Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca; 

Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuara mbi kompetencat e synuara nga nxënësit; 

Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;

Roli i mësuesit/edukatorit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme. 

Gjatë pushimit biseduam me mësuesit për dobinë e trajnimeve. Shumë mësues u shprehën se këto trajnime janë mjaft të frytshme, një eksperiencë e domosdoshme, e cila i jep mundësinë të konfrontojnë idetë e tyre. Duke i ballafaquar me njëri-tjetrin këto ide, mësuesit kanë mundësinë të evidentojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme të mësimdhënies. Në këtë mënyrë secili prej tyre ndihet i përfshirë.


Në fund të trajnimit, mësuesit u pajisën me certifikatë. Qendra e Trajnimeve Albas gjendet gjithmonë pranë mësuesve duke u ofruar trajnime me kredite. Për çdo modul përfitohet një kredit. 


Trajnimi tjetër do të zhvillohet në Tiranë, në datat 9 dhe 10 nëntor. Qendra e Trajnimeve Albas kujdeset të plotësojë të gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimit në mjedise të përshtatshme.


Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480, ose në adresën [email protected]. Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi, apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

 

2,140 Lexime
5 vjet më parë