Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier
Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara. Me datën 25-26 maj trajnimi zhvillohet në Fier për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.
Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.
Me datën 25-26 maj trajnimi zhvillohet në Fier, në shkollën e mesme "Flatrat e dijes", lagjja "1 Maji", për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
- Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
- Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
- Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
- Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
- Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
QTPA trajnim me kredite në datën 17-18 janar 2026, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTPA trajnim me kredite në datën 10-11 janar 2026, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"