Qendra e Trajnimeve Albas

Albas zhvillon trajnime me kredite në Vlorë

Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara. Me datën 18-19 maj trajnimi zhvillohet në Vlorë për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.

Ju informojmë se Qëndra e Trajnimeve Albas vijon të zhvillojë trajnime me kredite në të gjithë vendin për tre modulet e akredituara nga institucionet arsimore: Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës; Mësimdhënia në kurrikulat e reja; Menaxhimi i klasës.


Me datën 18-19 maj trajnimi zhvillohet në Vlorë për modulinMësimdhënia në kurrikulat e reja”. Moduli përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 


Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:

  • Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
  • Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
  • Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
  • Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
  • Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.


(Portali Shkollor)

1,993 Lexime
5 vjet më parë