Opinion

Aspiratat e karrierës së adoleshentëve dhe e ardhmja e punës së tyre...

Ata kanë nevojë për besim dhe vendosmëri për të menaxhuar karrierën e tyre në mënyra të reja dhe për të krijuar punësimin e tyre në fushat ku ata priren të jenë të suksesshëm.

Arsimi është themeli kryesor për përparimin e brezave të rinj dhe shoqërisë në tërësi. Brezi i ri kërkon jo vetëm aftësi të forta akademike por edhe sipërmarrje, elasticitet, imagjinatë, ndjeshmëri dhe kuriozitet. Ata kanë nevojë për besim dhe vendosmëri për të menaxhuar karrierën e tyre në mënyra të reja dhe për të krijuar punësimin e tyre në fushat ku ata priren të jenë të suksesshëm.


Sistemet arsimore duhet të kalojnë përtej teknikave tradicionale të mësimdhënies.


Adoleshentët janë ata që marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen. Një burim kyç i motivimit për adoleshentët dhe brezin e ri në tërësi është të realizojnë ëndrrat e tyre për punën dhe jetën. Aspiratat e karrierës së të rinjve ka rëndësi të madhe në një shoqëri të zhvilluar pasi janë ata të cilët në të ardhmen do japin kontributin e tyre në sferat dhe fushat e ndryshme të jetës. Të rinjtë me aspirata të larta në karriere kanë më shumë gjasa të hyjnë në një karrierë profesionale në moshë madhore.


1- Sa janë të interesuar të rinjtë për profesionet e së ardhmes?


Shumica e të rinjve i vendos vetes ambicie të larta që në moshë të re. Ato janë të interesuar për profesionet fitimprurëse dhe kërkojnë opsionin më të mirë të mundshëm për ta. Fokusi i tyre është arritja e një shkalle të larte profesionale duke përmendur këtu profesione si mjekësia, inxhinieria, specialistë të teknologjisë se informacionit. Ata kanë prirje për punët personale qendrore të së ardhmes.


2 – Konfuzioni i karrierës: A dinë të rinjtë se çfarë duhet bërë për të përmbushur pritshmëritë e tyre në karrierë?


Një ndër treguesit më të mirë të aftësisë së të rinjve për të kuptuar dhe për të përparuar në tregun e punës është shkalla në të cilën aspiratat e tyre arsimore dhe profesionale janë në përputhje, dhe nëse pritshmëritë arsimore të tyre gjatë shkollës janë të përshtatshme me pritjet e tyre profesionale. Shkolla mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në rrafshimin e të gjitha sfondeve sociale dhe adresimin e pabarazive sistematike në aksesin ndaj informacionit të besueshëm. Ajo mund t’i ofrojë të rinjve frymëzimin, motivimin, aftësitë dhe mundësitë që u nevojiten për t’i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre.


3 – A ndikon këshillimi për karrierën në zgjedhjet e duhura tek të rinjtë?


Aktivitetet efektive të zhvillimit të karrierës mund t’i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë një kuptim më të mirë të marrëdhënies midis arsimit dhe punësimit, të zgjerojnë aspiratat e tyre në karrierë dhe t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë një kuptim më të informuar të asaj që duhet të bëjnë për të arritur qëllimet e tyre.


4 – Koncepti i orientimit të karrierës në Shqipëri te të rinjtë?


Të rinjtë që qëndrojnë gjatë në arsim më gjatë se kurrë dhe duke u përballur me vendime gjithnjë e më të vështira si të përgatiten për tregun e punës, është më e rëndësishme që të udhëzimet e duhura në karrierë. Qëllimi i orientimit për karrierën është qe të rinjtë të mësojnë për veten rreth edukimit dhe botës së punës.

Shkollat duhet të kenë plan dhe këshilltarë karriere brenda ose jashtë saj për të ndihmuar dhe orientuar të rinjtë në zgjedhjet e tyre. Ky këshillim është mirë të bëhet në sesione individuale dhe jo domosdoshmërish në klasë. Orientimi duhet t’i udhëzojë të rinjtë që ata të përqendrohen në aftësitë e tyre të forta dhe mundësitë të cilat janë të përshtatshme për to.


Investimi në karriere është një hap drejt suksesit!

Investimi në vetvete është burimi i mirëqenies tuaj!



Nga Ana Llazo

Specialiste e edukimit arsimor



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

503 Lexime
2 muaj më parë