Çfarë janë emrat ambigjenë?
Të gjithë emrat në gjuhën shqipe kanë një gjini të caktuar.
Ata janë në gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Shumë emra të gjinisë mashkullore e formojnë shumësin me prapashtesën –e dhe –ra. Këta emra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë dhe kthehen në gjininë femërore. Këta emra quhen ndryshe emra ambigjenë ose të dygjinishëm. Si të tillë, edhe përcaktorët i marrin në gjininë femërore.
Atëherë kemi:
- Male të larta dhe jo Male të lartë
- Këto vende dhe jo Këta vende
- Tri fshatra dhe jo Tre fshatra
- Ujëra të kulluara dhe jo Ujëra të kulluar.
(Përgatiti: Sevi Agolli, Portali Shkollor)
Nyjat e përparme/Vështirësitë tona me to
Kritikë gjuhësore: përdorimi i gabuar i trajtës “fëmiu”
MA.Naim Sinani: Historiku i krijimit të Gjuhës standarde dhe veçoritë tipologjike të saj