
Datat e provimeve për klasat e 9-ta
Brenda muajit qershor 2025, nxënësit e klasave të 9-ta do t’u nënshtrohen provimeve kombëtare në Gjuhë Shqipe (19 qershor), Matematikë (25 qershor) dhe Gjuhë të huaj (30 qershor). Provime të veçanta zhvillojnë edhe nxënësit e pakicave dhe ata me aftësi të kufizuara.
Brenda muajit qershor, nxënësit e klasave të 9-ta do t’u nënshtrohen tri provimeve kombëtare, ku përfshihen provimet në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj.
Sipas udhëzimit të miratur, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën e Gjuhës Shqipe më datë 19 qershor 2025. Ndërkaq, më 25 qershor nxënësit do t’i nështrohen provimit të dytë në lëndën e Matematikës. Prova e fundit do të jetë testi i Gjuhës së Huaj, që do të mbahet më datën 30 qershor 2025.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë Amtare, ku do të testohen në datën 20 qershor 2025. Gjithashtu, nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: Gjuhë amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.
Ndërkohë, gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Nxënësit e klasave të 9- ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.
Ndërsa, nxënësit me aftësi të kufizuar që ndjekin shkollat e zakonshme i zhvillojnë provimet kombëtare të arsimit bazë, sipas përcaktimev në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë. Drejtuesi i Institutit të nxënësve që nuk shikojnë e tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.
Çdo provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600