Shkodër

E-libri shkollor Albas në shkollën "Përparimi"

Drejtoresha e shkollës, znj. Lindita Reçi shprehu interesin që edhe mësuesit e shkollës që ajo drejton të bëhen pjesë e ndryshimeve metodiko-teknologjike që Portali Shkollor ofron dita-ditës

Stafi i Portalit Shkollor u mirëprit në shkollën 9-vjeçare “Përparimi” në Shkodër, në kuadër të trajnimeve intensive për përdorimin e platformës digjitale të librit Albas. Drejtoresha e shkollës, znj. Lindita Reçi shprehu interesin që edhe mësuesit e shkollës që ajo drejton të bëhen pjesë e ndryshimeve metodiko-teknologjike që Portali Shkollor ofron dita-ditës.  

Mësueset e shkollës ndoqën me vëmendje trajnimin dhe prezantimin e librit digjital. Gjatë prezantimit mësueset evidentuan dobinë e Portalit Shkollor në procesin e mësimdhënies dhe trajtuan me kujdes mënyrat e shumta të përdorimit të tij gjatë orës së mësimit.

Portali Shkollor ofron tekste mësimore në formë digjitale të cilat janë lehtësisht të përdorshme nga nxënësit, mësuesit, prindërit, drejtuesit etj. Ato shoqërohen me materiale multimediale që përmbajnë video, audio, foto, skema etj.

Këtu ju mund të gjeni të gjitha materialet didaktike dhe të tjera për përgatitjen e temave mësimore, duke mundësuar kështu zgjerimin e njohurive të mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

2,158 Lexime
7 vjet më parë