Plani i mësuesit

Ekskursion mësimor, lënda gjeografi, klasa VII

“Të njohim mjediset jetësore të zonave të ndryshme”, është tema mësimore në lëndën e gjeografisë për të cilën është planifikuar të kryhet një ekskursion mësimor në qytetin e Krujës. Nxënësit janë ndarë, janë organizuar në grupe...

Ekskursioni është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet në kohën e lirë, me qëllim arsimi apo për aktivitet fizik, vizitë të një vendi, nganjëherë për punë dhe qëllime të tjera. Por, kur kemi të bëjmë  me ekskursionet shkollore  nënkuptohet se kemi të bëjmë me ekskursionet mësimore.

Me ekskursion mësimor duhet të  nënkuptohet zhvillimi - mbajtja e mësimit jashtë objektit shkollor, e kurrsesi me qëllim argëtimi apo ahengu, siç praktikohet zakonisht me nxënësit tanë. Objektiv i ekskursionit mësimor, patjetër duhet të  jetë arritja e njohurive të cilat duhen të arrihen, por që nuk mund të demonstrohet në objektet shkollore.

Me një fjalë, ekskursioni mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore e mësim nxënies.

Detyrë e ekskursionit mësimor është që nxënësit t’i përcjellin  njohuritë elementare nga disa tërësi mësimorë-shkencore drejtpërdrejt në hapësirë dhe në këtë mënyrë të arrijnë perceptime të qarta dhe të arrijnë njohuri të përhershme.


“Të njohim mjediset jetësore të zonave të ndryshme”, është tema mësimore në lëndën e gjeografisë për të cilën është planifikuar të kryhet një ekskursion mësimor në qytetin e Krujës. Nxënësit janë ndarë, janë organizuar në grupe dhe secili grup ka detyrat e tij. Mësuesja e lëndës ka planifikuar që e gjithë puna e bërë nga nxënësit në këtë ekskursion do t’i shërbejë projektit lëndor. Shikoni se si është hartuar plani dhe ndërtoni edhe ju planin tuaj.


Data:   

Klasa: VII – A,B,C

Lënda: GJEOGRAFI

Tema:  Ekskursion mësimor  - “TË NJOHIM MJEDISET JETËSORE TË ZONAVE TË NDRYSHME”

Koha: 6 orë

Vendi: KRUJË


Mjetet mësimore: Tablet, lap-top, video-projektor, aparat fotografik, fletore shënimesh, laps, stilolaps, lapsa me ngjyra, gomë, etj.


Rezultatet e të nxënit: Përcaktimi i  mjedisit lokal ku jetojnë dhe atë të Krujës. 

Demonstrimi i  njohjes së veçorive kryesore të mjedisit jetësor natyror të Fierit dhe atë të Krujës, duke i krahasuar me njëri-tjetrin.

Të përshkruajnë veçoritë e dy mjediseve jetësore dhe të përbashkëtat e tyre.

Të skicojnë pamje nga të dy mjediset.


Pjesëmarrës: Mësueset e lëndës, nxënësit.

Metodologjia: Vëzhgimi në natyrë. Vrojtimi i drejtëpërdrejtë. Bashkëpunim midis nxënësish. Mbledhje dhe regjistrim i të dhënave. Analiza e të dhënave.


GRUPET E PUNËS 

1. Grupi i fotografëve

2. Grupi i piktorëve 

3. Grupi i gjeografëve


ZHVILLIMI I ORËS MËSIMORE

Njohja e nxënësve me temën e ekskursionit dhe rezultatet e të nxënit që do të arrijnë në fund të këtij ekskursioni, i cili do t’i shërbejë projektit lëndor.

Ndaj nxënësit në grupe sipas prirjeve dhe interesave të tyre (në mënyrë që ora mësimore të bëhet më e pëlqyer dhe më interesante për ta).

Njoh nxënësit me detyrat që do të kryejnë gjatë ekskursionit (detyrat do të jepen që në klasë dhe nxënësit do të jenë të lirë të punojnë e të vëzhgojnë në mënyrë të pavarur).

Do të zgjidhen liderët e grupeve pas ndarjes se nxënësve në gupe dhe më pas do të bëhet ndarja e detyrave brenda grupit.

1. Grupi i gjeografëve do të përcaktojnë pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të këtyre qyteteve, mjediset jetësore, lloji i botës bimore e shtazore, klima etj. (kryesisht të atij që do të vizitojnë)

2. Grupi i piktorëve do të fiksojnë në telajo objekte dhe pjesët më të bukura që ata konstatojnë në vendngjarje me të cilën do të bëjnë ekspozitë në orët e projektit lëndor.

3. Grupi i fotografëve do të krijojnë albumin  e me foto i cili do t’i vihet në funksion projektit.

(E gjithë puna e bërë nga nxënësit në këtë ekskursion do t’i shërbejë projektit lëndor)


Produkti përfundimtar: Në fund të këtij ekskursioni nxënësit duhet të kenë përmbushur rezultatet e të nxënit të vendosura për këtë temë mësimore; të krijojnë një album sipas detyrave të ngarkuara sipas grupeve;  të paraqesin në CD veprimtarinë  e kryer gjatë ekskursionit.


Përfundimi i orës: Mbledhja e punëve të bëra nga nxënësit; paraqitja e tyre në video-projektor, mbresa nga ekskursioni; vlerësime për punët e nxënësve.


MËSUESE E  LËNDËS: ENIDA BASHALLIU


(Portali Shkollor)

6,054 Lexime
5 vjet më parë