Emërtimet e gabuara nëpër rrugët tona
Teksa ecim rrugëve të qyteteve tona hasim plot e përplot dyqane, biznese private, zyra me tabela emërtimi të shkruara gabim
Teksa ecim rrugëve të qyteteve tona hasim plot e përplot dyqane, biznese private, zyra me tabela emërtimi të shkruara gabim, si: “Noterizojmë dokumenta”, “Vegla dhe instrumenta”, “Shesim kompjutera”, “Mobileri”, “Kopësht, “Paisje hidro-sanitare” etj.
SË PARI, duhet të dimë se emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me bashkëtingëlloret -t dhe -d (ndër ta përgjithësisht emrat me -ant, -at, -ent, -id, -ont) e që nuk janë frymorë, e formojnë shumësin me -e dhe jo me -a. Atëherë kemi: instrumente, argumente, kube, dokumente, diamante, horizonte, elemente etj., dhe është gabim formimi i shumësit të tyre me -a (pra: dokumenta, instrumenta, kuba, argumenta etj.)
SË DYTI: Emrat e gjinisë mashkullore që shënojnë ose jo frymorë dhe që dalin me fundoret -er, or, -af, -al, -ap, -ec, -eç, -ek, -el, -en, -et, -ic, -ik, -il, -in etj., e formojnë shumësin me -ë dhe jo me a. Atëherë kemi: shoferë, studentë, shitës, kompjuterë, inxhinierë, oficerë, traktorë, civilë dhe jo: shofera, studenta, traktora, kompjutera, shitësa, oficera, inxhiniera, civila etj.
SË TRETI: fjalët “paisje”, “mobileri”, “mobilje”, “kopësht”, “bojra” etj., shkruhen saktë: pajisje, bojëra, mobilieri, mobilie, kopsht, këpucari etj.
(Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli, Portali Shkollor)
Pse paskajorja gege nuk është integruar dot në shqipen standarde?
Gabimet tona me ÇORAPËT! "Çorapë" dhe "Çorape" nuk kanë të njëjtin kuptim
Gabimet tona me përemrat “UNË” dhe “TI”