Dedikim

“Engjëllit pa faj...”, shkrimi prekës që mësuesja ia kushton nxënësit me aftësi ndryshe

“Po ju nis një shkrim qe unë kam shkruar për nxënësin me aftësi ndryshe. Dikur unë punova me të dhe sot ndjej dhimbje për të” ky ishte mesazhi i ndjerë i mësueses Armanda Xhani teksa ka dashur të ndaj me të gjithë këtë shkrim.

Pafajësia e reve vërtitet në qellin blu, janë reshjet ato që dëmtojnë sytë e tu. Pafajësinë ku ta kërkosh. Në ketë vend mizor ku veten e ndjen bosh. Erdhe në jetë si i pafajshëm njeri, linde si lule për të çelur si të tjerë e jo për t’u shkelur nga smirës që s’njohin vlerë.


Thonë se Autizmi ka ndryshuar botën, dhe Trampi thonë se ish një autik. Pse ti nuk ke përkrahje nuk është faji yt.


Nga shokë përbuzës rrethohesh çdo ditë, nga njerëz që s’njohin dashurinë.

Nuk ke nevojë për milionë por për dashuri, mungesa e të cilës na bën dhe ne autik.

Sytë e tu shkëlqejnë më shumë se rrezet e diellit dhe a e di pse? Sepse e duan jetën pa interes, kërkojnë dashuri, shpresë e jo lekë.


Agresiviteti që të etiketon e ka një burim nga i cili buron. Nëse burimi një ditë do shteroi më beso që do jemi të gjithë njëlloj.


Mos e vrisni pafajësinë e engjëllit pa faj!




Nga MSC. Armanda Xhani (Baça)

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,786 Lexime
1 muaj më parë