Analizë

Florinda Palaj: A jep rezultate të larta te nxënësit një mësimdhënie e suksesshme?

Nëpërmjet testeve dhe instrumenteve të vlerësimit ne marrim rezultate të dëshirueshme tek nxënësit. Mirëpo kemi dhe disa veçori që tregojnë lidhjen midis këtyre rezultateve të arritura sipas niveleve të arritjes.

Nëpërmjet testeve dhe instrumenteve të vlerësimit ne marrim rezultate të dëshirueshme tek nxënësit.  Mirëpo kemi dhe disa veçori që tregojnë lidhjen midis këtyre rezultateve të arritura sipas niveleve të arritjes. 


Një ndër veçoritë e mësimdhënieve, që ndihmojnë në një mësimdhënie të suksesshme mund të përmendim:

1. Shkalla e suksesit të nxënësve

2. Mënyra e orientimit në detyrë

3. Metoda dhe mësimdhënie të ndryshme

4. Saktësia në mësimdhënie

5. Sa më shumë përfshirës në procesin e të nxënit

6. Ndikimi i mësuesit tek nxënësi

7. Mësuesi që mëson  gjithë jetën për fushën e tij kurrikulare dhe fushat ndërkurrikulare



1-Shkalla e suksesit të nxënësve


Nxënësit në përgjithësi bëjnë detyra dhe përpiqen të jenë të saktë në bërjen e detyrave.  Kjo ka të bëjë më shkallën e lartë të të analizuarit të detyrave,  ku mund të përfshihen ushtrime, teste, problema, përgjigje pyetjesh,  argumentim situatash etj. Një ndër aspektet kryesore që është e lidhur me orientimin e nxënësit në detyrë, është vështirësia e materialit që do të bëjë. Çdo material ka vështirësinë e nivelit të vështirësisë që përcaktohet nga shkalla e të kuptuarit të saktë të ushtrimeve dhe detyrave. 

Lind pyetja se cilat janë këto nivele?

  1. Rezultati i ulët (Rezultati i ulët është kur nxënësi nuk e kupton fare detyrën. )
  2. Rezultati i mesëm (Rezultati i mesëm është kur nxënësi kupton në mënyrë të pjesshme, por që bën gabime të ndryshme)
  3. Rezultati i plotë (Rezultati i plotë është kur nxënësi e bën detyrën të saktë, por bën gabime që vijnë nga pakujdesia)

Të gjitha këto rezultate janë suksese. 

Përvojat kanë treguar se orientimi në detyrë dhe shkalla e përfshirjes janë të lidhura me shkallën e suksesit të nxënësve. Një rëndësi të veçantë kanë shprehitë e të menduarit të nxënësve dhe koha e përcaktuar se kur do ta mbarojë detyrën. Këtu ka rëndësi edhe arritja e qëllimit të zhvillimit të shprehive të të menduarit kritik. 



2-Mënyra e orientimit në detyrë


Një ndër orientimet në detyrë është mënyra që ka të bëjë me kohën që i kushtojnë mësuesit detyrës për mësimdhënien e temës apo çështjeve të reja të mësimit. Janë disa pyetje të lidhura me orientimin në detyrë:

a. Sa kohë më duhet për t’i kushtuar detyrës për mësimdhënien dhe përdorimin e metodave,  për shpjegimin e konceptit?Për shembull, ushtrimet, shpjegimin dhe punën e pavarur të nxënësve. 

b. Sa kohë më duhet për të organizuar nxënësit që të jenë në nivelin e arritjeve që duhet të jenë?

c. Sa kohë na duhet për të organizuar nxënësit që të jenë të gatshëm për të nxënë informacionin e ri?



3-Metoda dhe mësimdhënie të ndryshme


 Sjellja kryesore ka të bëjë me llojshmërinë apo mënyrën e dhënies së mësimit. Një nga mënyrat më të efektshme të krijimit të llojshmërive të mësimdhënieve është pikërisht të pyeturit. Në mësim mund të bëhen pyetje të ndryshme, kur ato integrohen natyrshëm dhe krijojnë variante të këndshme dhe me kuptim. 

Mësuesit e suksesshëm e kanë të nevojshme të zotërojnë artin e të pyeturit, procesin e pyetjeve, pyetjet konvergjente divergjente. 

Metodat dhe mësimdhëniet e ndryshme kanë materiale  të ndryshme dhe mjete të ndërlikuara duke përdorur sa më mirë hapësirën në klasë. Kjo ka një rëndësi të madhe në arritjen e rezultateve të nxënësve në përfshirjen e tyre në mësimdhënie. 



4-Saktësia në mësimdhënie


 Kjo karakteristikë në mësimdhënie ka të bëjë me qartësinë e paraqitjes së mësimit në klasë duke treguar disa cilësi të këtyre mësuesve të suksesshëm. 

-të folurit e tyre është i qartë, i pranueshëm për nxënësit dhe duke mospërdorur fjalë të panevojshme dhe të pakuptimta. 

-përshkruajnë dhe u shpjegojnë qartë konceptet nxënësve dhe janë në gjendje të ndjekin një linjë logjike të rregullt. 

-I paraqesin dhe i bëjnë çështjet mësimore të kuptueshme. Sjelljet e mësuesit varen në mënyrë të konsiderueshme nga qartësia dhe saktësia në mësimdhënie. Saktësia në mësimdhënie duhet të jetë sa më e qartë dhe e suksesshme. 



5-Sa më shumë përfshirës në procesin e të nxënit


Kjo është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me rezultatin e të nxënit. Përfshirja e nxënësit në procesin e të nxënit është një sjellje kryesore që ka të bëjë me kohën që i kushtohet të nxënit gjatë orës së mësimit. 

Mësuesi i orienton nxënësit në një detyrë të caktuar duke iu siguruar nxënësve mundësi të mëdha për të nxënë në materialin dhe duhet që nxënësit të jenë vazhdimisht të përfshirë në mësim, që të marrin informacionin e duhur në mësim. 



6-Ndikimi i mësuesit tek nxënësi


Mësimit i mungojnë vlerat mësimore, kur mësuesi është pa intonacionin e duhur në mësim dhe nuk është organizues i mirë i mësimit. 

Gjetja e një elementi pozitiv tek mësuesi bën që nxënësit janë perceptues dhe marrës të mirë të emocioneve që transmeton mësuesi tek ata dhe shpesh ata reagojnë shumë ndaj këtyre elementëve të domosdoshme të personalitetit të mësuesit. 

Një mësues që është entuziast për lëndën dhe e tregon përmes shprehjeve të fytyrës, të intonacionit dhe gjuhës së gjesteve gjithmonë quhet një mësues i suksesshëm. 

Suksesi i një mësuesi fillon me suksesin e nxënësve të tij. Gjithmonë ky mësues ka pritshmëri ndaj nxënësve të tyre. Ai beson në potencialin e tyre për të pasur sukses, duke iu caktuar dhe kufijtë kohorë të të mësuarit apo përcaktimin e afatit kohor të paraqitjes së punimeve apo projekteve, sidomos me portofolat e tyre. 

Ndodh që kur dështojnë nxënësit, mësuesi e motivon nxënësin përsëri dhe kjo strategji e ndihmon në marrëdhëniet e ndërsjella mësues-nxënës. 



7-Mësuesi që mëson  gjithë jetën për fushën e tij kurrikulare dhe fushat ndërkurrikulare


Të qenurit shumë i ditur për mësuesin  në fushën e tij të studimit, është gjithashtu një gur vendimtar drejt një karriere të suksesshme. Është e vërtetë edhe mësuesit më të suksesshëm nuk dinë gjithçka. Ata jetojnë me reformat arsimore të një shteti demokratik dhe aplikojnë mësimdhënie të reja sepse teknologjia po përparon çdo ditë. Një ndër projektet e reja janë: “Shkollat e shekullit XXI”. Ky është një program arsimimi ambicioz, i krijuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik si dhe financuar nga qeveria e MB-së. Krahas mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, nxënësve do t’ju mësojë aftësi praktike të programimit dhe do të ketë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike për mikrobitin, i cili është kompjuter në përmasat e xhepit që kodohet, i krijuar në MB për të ndihmuar nxënësit e shkollave që të mësojnë kodimin, mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. 

Vërtet lind pyetja:

A jep rezultate të larta tek nxënësit një mësimdhënie e suksesshme?


Përgatiti: FLORINDA PALAJ

Mësuese: klasa 5 B

Shkolla 9-vjeçare MILOT 



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

11,918 Lexime
2 vjet më parë