
Hapet aplikimi “Mësues për Shqipërinë” 2025: Afatet nga 2 deri më 23 qershor, testimi përfundon më 25 gusht
Programi “Mësues për Shqipërinë” hap aplikimet për vitin 2025 nga 2 deri më 23 qershor. Të interesuarit mund të aplikojnë online. Procesi përmbyllet më 25 gusht me testimin e njohurive. Dokumentacioni i nevojshëm dhe ja si të aplikoni.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar (AKAP), ka shpallur zyrtarisht hapjen e procedurave të konkurrimit për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025. Aplikimi bëhet në platformën e-Albania, përmes shërbimit “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”, dhe do të zhvillohet në dy faza kohore të ndryshme, në varësi të statusit të kandidatit.
Afatet e aplikimit:
- Nga 2 qershori deri më 16 qershor 2025, ora 24:00: për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar më parë provimin e licencës.
- Nga 13 deri më 23 qershor 2025: për ata që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025 ose janë në proces licencimi.
Si të aplikoni:
- Kandidati aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) të vendbanimit të përhershëm.
- Ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) ku dëshiron të punësohet.
- Në rast se kandidati zotëron më shumë se një licencë, mund të aplikojë për secilën veçmas, sipas profilit.
- Mund të shënojë në aplikim edhe dëshirën për të punuar si mësues në dispozicion ose në arsim special.
- Kandidatët që kanë kaluar testimin më parë, mund të zgjedhin të ruajnë pikët ose të ritestohen.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Të gjithë aplikantët duhet të ngarkojnë në sistem këto dokumente (në format dixhital):
- Diplomë/diploma dhe lista e notave (e detyrueshme).
- Librezë pune (nëse ka dhe kërkon të vlerësohet me pikë).
- Dëshmi të kualifikimeve të mëparshme (nëse ka).
- Certifikata të trajnimeve me kredite (nëse ka).
- Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka).
Kujdes: Dosjet që nuk përmbajnë dokumentet e detyrueshme përjashtohen automatikisht nga konkurrimi.
Faza e vlerësimit:
- 08 – 27 qershor 2025: Vlerësimi i dosjeve nga KVD.
- 01 – 03 korrik 2025: Afati i ankimimit për vlerësimet.
- Deri më 10 korrik 2025: Shqyrtimi i ankesave dhe përcaktimi i kandidatëve që kalojnë në fazën e testimit.
Testimi i informatizuar:
- Zhvillohet deri më 25 gusht 2025, sipas kalendarit që do të publikohet në faqet zyrtare të AKAP, DRAP dhe QSHA.
- Rezultatet shpallen deri më 31 gusht 2025.
- Afat ankimimi: 3 ditë pune pas marrjes së rezultatit.
Lista përfundimtare:
Lista përfundimtare me renditjen e kandidatëve do të publikohet brenda datës 2 shtator 2025.
Linku për të aksesuar shërbimin duke filluar nga data 2 qershor: Aplikim për konkurrim për punësim në portalin “Mësues për Shqipërinë”: https://ealbania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16306
Për çdo paqartësi, kandidatët mund të kontaktojnë Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar në adresën zyrtare: [email protected].
Njoftimi zyrtar
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600