
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, shkak vezët e kontaminuara me salmonelë
16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit Nr.1 në Gramsh u helmuan nga vezë të kontaminuara me salmonelë. AKU konfirmon shkakun, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Aktiviteti i kopshtit u pezullua. Prindërit kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen shqetësuese.
Analizat e bëra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë treguar se shkak i helmimit të fëmijëve në kopsht kanë qenë vezët e kontaminuara me salmonelë.
Sipas burimeve, analizat konfirmuan se vezët e përdorura në kopshtin Nr.1 në Gramsh janë me salmonelë.
Analizat e mëparshme të AKU-së për mishin e pulës dhe qumështit rezultuan negative.
16 fëmijë dhe psikologia e kopshtin u helmuan nga ushqimi, prej të cilëve 6 fëmijë morën trajtim në spital dhe më pas vijuan mjekimin në banesë. Skandali me helmimin në kopshtin e Gramshit u shënua para 1 jave.
Ndërkohë, edhe Prokuroria e Gramshit ka nisur një hetim për këtë ngjarje. Kryebashkiaku i qytetit, Besion Ajazi, ka bërë thirrje më herët që të pritet përfundimi i hetimeve. Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve që u helmuan në kopsht kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e rëndë. Kujtojmë se aktiviteti i kopshtit nr.1 është pezulluar nga AKU deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600