Olimpiada 2022

Klevis Liperi, 15-vjeçari që u shpall fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës

Nxënësi i Ekipit Shqiptar Klevis Liperi është shpallur fitues i medaljes se bronzit në edicionin e 39-të të Olimpiadës Ballkanike të Matematikës BMO 2022, që u mbajt në Qipro. Kështu, pjesëmarrja e Shqipërisë nga maturanti nga Durrësi ishte dinjitoze.

Më datën 4 dhe 9  Maj të këtij viti u zhvillua në Qipro Olimpiada e 39-të Ballkanike e Matematikës me pjesëmarrjen e 16 shteteve, 10 zyrtare dhe 6 jo-zyrtare.

Lajmi i mirë është se, në këtë ngjarje, ka triumfuar Shqipëria. 


Nxënësi i Ekipit Shqiptar Klevis Liperi është shpallur fitues i medaljes se bronzit së këtij edicioni të rëndësishëm, me një pjesëmarrje dinjitoze. 


Klevisi është nxënës i klasës së XII në shkollën “Ibrahim Kodra” në Durrës.  

Shoqata Shqiptare e Matematikes ka thënë se ekipi që përfaqësoi këtë kompeticion është përzgjedhur në bazë të rezultateve të Testit Seleksionues për BMO 2022 që u zhvillua në Tiranë rreth dy javë më parë. 


Kjo qe dhe Olimpiada e parë për Ekipin Shqiptar që udhëtoi që nga korriku i 2019, si shkak i pandemisë. 

Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

435 Lexime
2 javë më parë